Horizonti.al

Çfarë është saktësisht Graali i Shenjtë, dhe pse kuptimi i tij na ka “shpëtuar” prej shekujsh?

Shkruaj “Holy Grail” në Google dhe … mirë, ndoshta nuk keni nevojë që ta përfundojmë këtë fjali. Shumëllojshmëria e asaj që çdo motor kërkimi nxjerr, tregon se nuk ka konsensus të qartë se çfarë është apo ishte Graali. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka shumë njerëz që pretendojnë të njohin historinë e tij, kuptimin e vërtetë dhe madje edhe ku ta gjejnë atë.

Autorët modernë, ndoshta më së shumti Dan Broun, ofrojnë interpretime të reja dhe, edhe kur këto janë qartësisht të rrënjosura në mënyrë eksplicite, në imagjinatën letrare, merren dhe “shiten” sikur të ishte zbuluar një e vërtetë e re shkencore dhe e pakundërshtueshme. Graali, megjithatë, ndoshta do të përjashtohet gjithmonë nga ky përkufizim. Po pse?

Përmendja e parë e njohur e një Graali (“un graal”) është bërë në një tregim të shkruar nga një shkrimtar i shekullit të 12-të, francezi Chrétien de Troyes, i cili mund të quhet me të vërtetë Dan Broun i kohës së tij – edhe pse disa dijetarë argumentojnë se cilësia e shkrimit të Chrétien-it tejkalon gjithçka që Broun ka prodhuar deri tani.

Graali i Chrétien-it është me të vërtetë mistik – është një pjatë, e madhe dhe e gjerë sa për të nxënë një salmon, që duket e aftë për të siguruar ushqim. Marrja e Graalit kërkon të shtrohet një pyetje e veçantë në Kështjellën e Graalit. Për fat të keq, pyetja e saktë (“Kujt i shërben Graali?”) zbulohen vetëm pasi kërkuesi i Graalit, Percevali i pafat, ka humbur mundësinë që ta kërkojë. Duket se ai nuk është mjaft i gatshëm, as mjaft i pjekur, për Graalin.

Por nëse kjo enë është “Graali i parë”, atëherë pse kemi tani kaq shumë Graalë të mundshëm? Në të vërtetë, është përshkruar si kupa e Darkës së Fundit ose e Kryqëzimit ose e të dyjave, ose si një gur që përmban eliksirin e jetës, ose si linja e gjakut të Krishtit. Dhe kjo listë nuk është e plotë. Arsyeja ka shumë të ngjarë të ketë të bëjë me faktin se Chrétien duket se ka vdekur para se të përfundonte historinë e tij, duke lënë pa përgjigje, pyetje vendimtare se çfarë është Graali. Dhe nuk u desh shumë që të tjerët të përpiqeshin t’i përgjigjeshin, në vend të tij.

Robert de Boron, një poet që shkruante brenda 20 viteve pas Chrétien (rreth 1190-1200), duket se ka qenë i pari që ka lidhur Graalin me kupën e Darkës së Fundit. Në prehistorinë e objektit të Robertit, Jozefi i Arimateas mori Graalin në Kryqëzim dhe e përdori për të mbledhur gjakun e Krishtit. Në vitet që pasuan (1200-1230), shkrimtarët anonimë u fiksuan mbi kupën e Shenjtë të Darkës së Fundit dhe e bënë Graalin shumë të kërkuar, nga kalorësit e ndryshëm të oborrit të Mbretit Artur. Në Gjermani, kalorësi dhe poeti Volfram von Eschenbach e ripërfytyroi Graalin “Lapsit exillis” – një send që sot quhet më shumë “Guri Filozofik”.

Asnjë nga këto nuk është si Graali i Chrétienit, kështu që ne mund të pyesim: a kishte publiku mesjetar një ide, mbi natyrën e Graalit të Shenjtë, më shumë sesa ne sot?

Botimi i Grailit

Çfarë lloj tekstesh gjejmë që shoqërojnë tregimet e Graalit në librat e mesjetës? A mund të na tregojnë ndonjë gjë, për atë që audiencat mesjetare dinin ose kuptonin për Graalin?

Pamja është e larmishme, por një prirje e gjërë kronologjike është e mundur të vëzhgohet. Tregimet e Graalit mund të gjenden së bashku me tekstet historike, fetare ose të tjera narrativa (ose letërsi). Prandaj na del pamja e një Graali, të cilit i mungon përshkrimi dhe definicioni, po aq sa na mungon ne sot.

Ndoshta Graali shërbeu si një mjet i dobishëm që mund të vendosej në të gjitha kontekstet për të ndihmuar në komunikimin e mesazhit të kërkuar, cilido mund të ketë qenë ky mesazh. Ne ende e shohim këtë sot, natyrisht, siç bëjmë kur përdorim shprehjen “Graali i Shenjtë i …” për të përshkruar çmimin praktikisht të paarritshëm, por shumë të dëshirueshëm, në cilëndo fushë që dëshironi. Madje-madje, ka edhe një efekt pedali kitare që quhet “Graali i shenjtë”.

Megjithatë, një herë që proza dhe romancat e shekullit 13 nisën të shfaqen, Graali fitoi një jetë të tijën. Ashtu si një telenovelë moderne, këto romanca përfshinin fije të ndryshme narrativash, të mbushura me episode të pavarura dhe papërputhshmëri. Ato zunë vend në libra të tërë, shpesh herë me ilustrime ku imagjinata nuk kishte kufi, dhe ot ofrojnë provën që letërsia për Graalin i shmangej kuptimit të tij të drejtpëdrejtë dhe duhej ndarë – fizikisht dhe figurativisht. Me fjalë të tjera, letërsia e Graaalit kishte një tipar dallues – ishte, siç mund ta themi sot, një zhanër më vete.

Në mungesë të një definicioni të qartë, është natyra njerëzore që i vendos kuptim. Kjo ndodh me Graalin sot dhe, sipas provave të librave mesjetarë, është pothuaj me siguri ajo që ndodhi në Mesjetë. Ashtu si kitaristët modernë përdorin “graalin e shenjtë” për të eksperimentuar me gjithfarësoj tingujsh, edhe shkrimtarët dhe botuesit mesjetarë e përdorën Graalin si një instrument të adaptueshëm dhe krijues për të përcjellë një meszh të caktuar tek audienca e tyre, natyra e të cilit mund të ishte shumë e ndryshme, nga një libër në tjetrin.

A e kuptonte apo jo mesazhin audienca, kjo është një çështje krejt tjetër. / Burimi: The Conversation – Përgatiti: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button