Bota

“Çfarë fshihej në laboratorin ushtarak amerikan”? Mediat në Kinë: Koronavirusi nuk ka origjinë kineze

Nga Kina vijojnë akuzat ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me përhapjen e koronavirusit në të gjithë botën. Mediat kineze kanë kërkuar nga Shtëpia e Bardhë që të japë më shumë informacion në lidhje me pezullimin e një laboratori hulumtues të sëmundjeve infektive nën Pentagon.

Global Times në shkrimin e saj vuri në dukje se përdoruesit dhe ekspertët kinezë të internetit po kërkojnë më shumë informacione nëse laboratori Fort Detrick ishte i lidhur me koronavirusin e ri, duke përmendur ngjarje rastësore midis mbylljes së laboratorit dhe shpërthimit të Covid-19.

Në këtë shkrim ngrihen dyshime nga ana e qeverisë kineze për mbylljen e Fort Detrick dhe për  marrëdhënien “e laboratorit me koronavirusin e ri”.

Kj akuzë është në vijim të asaj që disa diplomatë kinezë dhe media shtetërore pretendojnë se virusi nuk kishte origjinën në Kinë, por u gjet vetëm atje. Ndërkohë një javë më parë  agjensia zyrtare e lajmeve Xinhua pohoi se epidemia u raportua së pari në Kinë, por “kjo nuk do të thotë se origjinën e saj domosdoshmërisht nga Kina”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian madje ka postuar në Tëitter se “mund të jetë ushtria amerikane ajo që solli epideminë në Wuhan”./abcnew.al

Leave a Reply

Back to top button