Shkence

Çfarë i nxit shpërthimet e supernovës?

Screen Shot 2016-06-14 at 07.24.41Edhe pse ka shumë klasifikime të supernovave, ekzistojnë dy mekanizma themelorë që rezultojnë në shpërthimin e yjeve. I pari përfshin grumbullimin e materialit në një yll të bardhë xhuxh, shumë të dendur dhe në gjendjen e fundit evolucionare të shumicës së yjeve normale. Ky material shtesë mund të vijë nga një bashkim ose akumulimi i thjeshtë nga një yll i afërt homolog.

Teksa ky material grumbullohet tek xhuxhi i bardhë, temperatura e tij bazë rritet derisa ndodh

një reaksion bërthamor. Në një fraksion sekonde pjesa më e madhe e xhuxhit të bardhë i nënshtrohet shkrirjes bërthamore, duke e shpërbërë yllin. Rruga tjetër që mund të nxisë një supernova vjen nga shembja e bërthamës të një ylli me masë të madhe.

Teksa ky mbërrin në fund të jetës së tij, karburanti bërthamor reduktohet dhe burimi i energjisë fiket, ndërsa presioni që mban yllin kundër gravitetit zhduket. Bërthama shembet thuajse menjëherë, duke shkaktuar një çlirim katastrofik të energjisë që e shkatërron yllin. Megjithatë, nëse masa bëthamore është mjaft e madhe, ylli mund të bëhet një yll neutron apo vrimë e zezë, me një sasi të vogël energjie që rrezaton. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button