Histori

Çfarë ishte ekzaktësisht Perandoria Britanike?

Kjo mund të tingëllojë si një pyetje retorike, po shpesh njerëzit e humbasin kuptimin e vërtetë. Ndonjëherë njerëzit i marrin të mirëqena dijet e tyre rreth kësaj perandorie dhe supozojnë që dinë gjithçka, kur në fakt ata dinë vetëm termin  që mbulon një numër të madh të territoresh, lloje të ndryshme  autoritetesh dhe lloje të ndryshme të lidhjeve perandorake.

Një nga forcat më me ndikim, por në të njëjtën kohë dhe mashtruese për besimin dhe qëndrimin e njerëzve, është  harta e famshme viktoriane e botës, ku pjesët që i përkisnin  perandorisë ishin të  shënuara me të kuqe. Kjo  të jep një përshtypje të prerë dhe të thatë mbi atë çfarë përbënte kjo perandori, por ç’mund të thoni për Britaninë joformale? Në shumë mënyra, për shembull, Argjentina administrohej nga britanikët gjatë shekullit të 19-të, por nuk ishte me ngjyrë të kuqe sepse nuk ishte pjesë formale e perandorisë. E njëjta metodë u përdor edhe për SHBA-të, të cilat mbetën ekonomikisht dhe kulturalisht të varura nga perandoria për pjesën më të madhe të shekullit të 19.

Britanikët gjithmonë i kanë qëndruar besnikë idesë së tyre se, nëse kishin mundësi ta zhvillonin një vend pa patur nevojë që ta pushtojnë atë më parë,  ta udhëheqin, ta administrojnë  apo të dërgojnë forca ushtarake, atëherë pse duhej domosdoshmërisht një lidhje formale? Shembulli përfekt për këtë është Argjentina. Ata mund të ngrinin hekurudha dhe të dominonin në numrin e bankave apo në strukturën e investimeve, e nuk kishte nevojë për kontroll formal.

Perandoria nuk ishte një njësi e caktuar gjeografike dhe politike, dhe në të kishte  fenomene nga më të ndryshmet. Në fund të shekullit të 19-të, në Zelandën e Re, kishte demokraci gati të plotë për njerëzit e bardhë – demokraci shumë më e madhe se ajo në Britani – por në pjesë të mëdha të Afrikës, demokracia ishte akoma shumë larg. Cilësia e autoritetit që ndërtonte Britania ishte gjithashtu e larmishme dhe ndryshonte nga vendi në vend.

Një pikë tjetër e rëndësishme është që njerëzit shpesh janë paragjykues për emigrantët dhe emigracionin si fenomen, duke   harruar pararojën e emigrimit evropian. Bazat detare si Menorca, Gjibraltari, Qiproja dhe Malta i lanë  në dorë Mbretërisë kontrollim e  Mesdheut për një kohë shumë të gjatë, gjë që ishte e vendimtare në të gjitha aspektet. Pjesërisht, dyshoj, për shkak të interesave të tanishme racorë në politikë, se mund të ketë  ekzistuar një besim i paanalizuar ndonjëherë, që emigracioni lindi nga britanikët për bërë të mundur qeverisjen e njërëzve jo të bardhë nga njerëz të bardhë edhe jashtë Europës. Ky padyshim që ishte një aspekt i interesave të  perandorisë, por sigurisht kishte edhe shumë të tjera.

Ngritja  perandorisë në kohë të ndryshme dhe krahasuar me llojet e perandorive që ekzistonin në atë kohë, është shumë e rëdësishme, sepse zgjedhja e një versioni të Britanisë së Madhe për të përshkruar, ka tendencë të ndikojë në historitë që historianët shkruajnë për të. Mund të ketë njerëz që e trajtojnë çështjen e saj në varësi të tezës që duan të mbrojnë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button