Udhetim & Turizem

Çfarë ishte “Goja e së Vërtetës”?

Në thelb, një kapak sistemi ujësjellësi, por që në Mesjetë mori famën e një orakulli.

E përjetësuar në skenën e famshme të filmit “Vacanze romane” me Audrey Hepburn dhe Gregory Peck, “Goja e së Vërtetës” (Bocca della Verità) nuk është gjë tjetër veçse një disk mermeri i rrumbullakët i periudhës romake, i punuar në mermer “pavonazzetto” (i bardhë me damarë vjollcë të errët, si pendët e palloit), me diametër rreth 180 cm dhe peshë rreth 1.300 kg.

Emri i saj daton nga viti 1485, ndërsa në vitin 1632 u vendos në murin e portikut të kishës Santa Maria in Cosmedin në Romë. Në origjinë, në kohën e Romës së lashtë, shërbente për të kulluar ujin e shiut në pikat më të ulëta të rrugëve dhe shesheve.

Një fytyrë hyjnore

Forma e saj paraqet një maskë me fytyrë burrërore, me mjekër, sy, hundë dhe gojë të shpuar, që përfaqëson një hyjni lumore ose detare në aktin e “përtypjes” së ujit të shiut, sepse besohej se të gjitha ujërat ktheheshin te perëndia Oqeani.

Në Mesjetë, objektit iu atribuua fuqia për të thënë të vërtetën: thuhej se mund të “zbulonte” pabesinë e bashkëshortëve.

Për shekuj me radhë, çiftet romake i afroheshin me frikë e përulësi, për t’i futur dorën në gojë dhe për të parë nëse “orakulli i mermerit” do t’u besonte, apo do t’ua “përpinte” dorën për gënjeshtër. / bota.al

Back to top button