Analiza

Çfarë ka mbetur nga komunizmi? Njëqind vjet pas Revolucionit bolshevik, a mundet Feniksi të ngrihet nga hiri?

Ide të tilla si të ardhurat bazë universale, me të cilat po eksperimentohet në Holandë dhe Finlandë, janë në frymën e vizionit të Marksit për aftësinë e komunizmit që të plotësojë kërkesat e të gjithëve – “nga gjithësecili sipas aftësisë, tek gjithë secilit sipas nevojës”. Kjo është shumë larg prej Sheshit të Kuq të Moskës në vitin 1987, edhe më larg se sa Pallati Dimëror i Petrogradit në vitin 1917. Nuk do të ketë rikthim në komunizëm, në plane 5-vjeçare apo në gulagë. Megjithatë, nëse ka një gjë që kjo histori e trazuar në mëson, ajo është se “Urra-të” e fundit mund të jenë po aq të gënjeshtërta, sa edhe “fundi i ideologjisë” që u predikua në vitet pesëdhjetë, apo “fundi i historisë” i Francis Fukuyamës në vitin 1989. Lenini nuk jeton më, Komunizmi i vjetër mund të ketë vdekur, por ndjenja e padrejtësisë që u dha jetë atyre, është e gjallë edhe sot

Nga Dejvid Pristlend

“Urra! Urra! Urra! “Mbaj mend fare mirë murin e zërit, teksa ushtarët e zymtë me uniforma ngjyrë gri, iu përgjigjën përshëndetjes së komandantit të tyre: “Urime për 70 vjetorin e Revolucionit Socialist të Tetorit të Madh! ”

Si student në Moskë në vitin 1987, kisha shkuar në Gorky Street atë mëngjes të freskët Nëntori, për të parë paradën ushtarake në Sheshin e Kuq. Një rresht personalitetesh  sovjetike dhe dinjitarëve të huaj ndodheshin në tribunë, ndërsa ushtarët e rinj bënin homazhe në Mauzoleun e Leninit. Kjo shfaqje në dukje mbresëlënëse kishte për qëllim të tregonte energjinë e pashtershme revolucionare të komunizmit dhe shtrirjen globale të tij.

Udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbaçov, foli për një lëvizje të rigjallëruar përmes vlerave të 1917-ës, përpara një audience udhëheqësish të krahut të majtë, që përfshinte Oliver Tambon e Kongresit Kombëtar Afrikan dhe Yasir Arafatin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës. Banderolat mbanin thirrjen e poetit Vladimir Majakovski “Lenini jetoi, Lenini jeton, Lenini do të jetojë përgjithmonë!”

Thirrja kishte një jehonë të dobët, sepse problemet ekonomike të BRSS ishin të dukshme për të gjithë, sidomos për miqtë e mi studentë rusë, që për ushqime vareshin nga universitetet e furnizuara keq. Megjithatë, sistemi ende dukej i fortë, ashtu si mermeri i mauzoleut. Unë, si shumica e vëzhguesve, nuk e besoja që brenda dy vjetësh, komunizmi do të shkatërrohej, dhe brenda katër vjetësh, Bashkimi Sovjetik …

[real3dflipbook id=”1453″]

Leave a Reply

Back to top button