Shkence

Çfarë ka patur para “Zeros”? / Shkenca në udhekryq! Materia dhe energjia e errët dhe filli i Big-Bang-ut!

screen-shot-2016-12-04-at-11-24-51

Nje nder pyetjet me themelore te fizikes dhe te kozmologjise eshte se nga çfare filloi gjithçka?

Nese universi eshte krijuar prej nje shperthimi te quajtur Big-Bang, po vete ky si u krijua dhe pse?

Ky univers eshte nje teresi lende e perbere prej grimcash materiale te quajtura elementare, eshte i formuar me nje kompleksitet kaq te larte e te nderlikuar, dhe permban perveç materjes grimcore te lendes materiale, edhe nje hapesire gjigande te perbere prej nje materieje te erret, e cila i mbeshtjell keto trupa qiellore. Kjo materie e quajtur e erret nuk emeton apo pasqyron asnje forme rrezatimi elektromagnetik, apo çfaredo rrezatimi tjeter, qe te vrojtohet ne menyre te drejtperdrejte. Nderkohe, prania e kesaj materieje munde te deduktohet nga efektet gravitacionale mbi materien e dukshme. Kjo lende misterioze por ekzistente eshte e panjohur, edhe pse ka veti te veçanta si ate te antigravitacionit, pra ka veti shperhapese ne kundershtim me gravitacionin.

Disa mendojne se ajo perbehet nga neutrino te rende, te tjere pretendojne per grimca te reja te quajtura “grimca hije” supersimetrike. Disa te tjere mendojne qe kjo materie eshte thjesht nje mase energjie e hapesire-kohes, me veti jo grimcore.

Po çfare eshte e gjithe kjo materie e erret? Studiuesit, duke u bazuar ne “Teorine e Relativitetit te Pergjithshem” te Albert Ainshtajnit, qe lidh zgjerimin e universit me sasine e plote te te gjitha formave te mases me energjine ne univers, pretendojne qe ekziston nje forme e re energjie misterioze e quajtur “energji e erret”. Ajo mund te konsiderohet edhe energjia zero e vakuumit, por aktualisht, askush nuk e kupton apo nuk e di se çfare eshte ajo ne te vertete. Eshte nje forme hipotetike e energjise qe deperton te gjithe hapesiren, natyra e se ciles eshte pothuajse e panjohur dhe misterioze.

Po, aq sa misterioze eshte se çfare ka ekzistuar para Big-Bang-ut, apo çfaredo tjeter qe mund te kete shkaktuar krijimin e universit.

Çfare ka qene ajo sasi energjie qe solli shperthimin e madh dhe formesimin e universit nga perberesit me mikroskopike, deri tek ata makroskopike? Si u krijua universi me tere derivatet e tij. Me nje fjale: A do te kemi nje tablo teorike te menyres si u formua gjithçka?!

Jane te shumta teorite rreth materies se erret, energjise se erret, te asaj çfare ka ekzistuar para Big-Bang-ut, apo te asaj çfare ndodhi perpara se Big-Bang-u te formesohej per te ndervepruar, pra fillin, jo vetem “zeron-fillimin”, por dhe çfare fshihet para “zeros-para fillimit”.

Te gjitha keto ide, teori jane thjeshte hipoteza pune, propozime hipotetike, ndoshta dhe shprehje te padijes apo “injorances” sone.

Konceptet si “kohe-hapesire-mase-energji” jane shtyllat baze ku mbeshtetet e tere ajo qe ne vrojtojme dhe mundohemi te shpjegojme.

Murtezi Muhatari e thyen kete diapazonin tone njerezor per te perceptuar diçka pertej çdo mendje te zakonshme njerezore, duke mbeshtetur idene qe: “Nese nje vdekatar kthehet ne jete, ky kthim ne jete eshte nje ligj me vete”.

Pra, mund te mendojme se: Krahas ligjeve fizike kemi dhe ligje te cilat nuk munde te konceptohen apo imagjinohen nga njeriu, nje tabu e cila po te thyhej, botekuptimi yne per boten dhe natyren tone njerezore do te ndryshonte, aq sa mund te ndikonte plotesisht ne kendveshtrimin e sejcilit prej nesh, duke sjelle nje ndryshim rrenjesor mes menyres si e shihnim boten, dhe asaj qe ajo, bota pra, eshte ne te vertete.

Fabiol Kurti

Leave a Reply

Back to top button