Lëri që gjërat të thyhen dhe mos u mundo t’i mbash ato të bashkuara. Lëri që personat të acarohen, apo tëlaargohen prej teje. Lëri të të kritikojnë, reagimet e tyre nuk janë një problem i yti. Lëri që gjërat tërrjedhin në mënyrën e duhur dhe mos u shqetëso për pasojat. Mos e mendo se ku do arrish me veprimet që ke bërë, apo se çfarë do të bësh pas një vështirësie që ke hasur. Askush nuk ka humbur në rrugën e jetës, dhe kush ka gabuar, nuk ka mbetur pa riparim.
Ajo që është e shkruar të përfundojë, do të përfundojë gjithsesi. Çfarë duhet të qëndrojë, do të qëndrojëgjithsesi. Një stërmundim më i madh për ta mbajtur diçka pranë vetes, nuk është një shenjë e mirë. Njëstërmundim më i madh është një shenjë konflikti me universin. Marrëdhëniet, punët, shtëpia, miqtë, tëgjitha kanë një vlerë të caktuar në jetën tonë, ama asgjë dhe askush nuk duhet mbajtur me forcë.
Çfarë largohet nga jeta jonë, lë përherë hapësirë për diçka të re. Ky është një ligj universal. Mos mendo asnjëherë se nuk ka për të ndodhur asgjë e bukur në jetë, vetëm se ke humbur diçka apo dikë. Gjëra më tëbukura do të vijnë, nëse ti di të mos shkosh pas atyre që largohen prej teje. Mundësitë më të mira përfundojnë vetëm në momentin që do të përfundojë rrugëtimi i jetës tënde, ama deri në atë moment, lëre gjithçka të ndodhë siç është shkruar të ndodhë. Lëri gjërat të rrjedhin, mos i ndal dhe mos u kap pas atyre që duan të largohen prej teje”. – C. Crispolti