Nga Krzysztof Garbarz
Koronavirusi i ri, u duk i tillë thuajse çdo kuptim kur mbërriti në SHBA në muajt e parë të këtij viti. Si shoqëri, shumë njerëz e kuptuan se koha nuk ishte një aset i disponueshëm. Që nga shfaqja e pandemisë në vitin 2019, ka mbi 59 milion raste të konfirmuara, dhe gati 1.4milion të vdekur në të gjithë botën.
Nga marsi i këtij viti, janë bërë premtime të mëdha për të dalë nga kjo pandemi, nëpërmjetmundësisë që ofrojnë vaksinat e shumta efektive. Kohët e fundit Pfizer kërkoi autorizimin emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, pak ditë pasi përfundoistudimin e Fazës III të një vaksine kundër Covid-19, që tregon se ajo është 95 për qind efektive.
Edhe Moderna raportoi një normë gati-identike të efikasitetit me vaksinën e saj. Por pasi tëmiratohet një vaksinë efektive, dhe pandemia të vihet kryesisht nën kontroll, miliona njerëz ende pyesin:”Çfarë na pret në të ardhmen?”. Duhet të ketë një fokus më të madh mbi tëdhënat globale të shëndetit, dhe sidomos në mbledhjen e të dhënave në vendet me burime të pakta.
Ndërsa SHBA–ja po përpiqet të zhvillojë teste të reja dhe protokolle për zvogëlimin e përhapjes së Covid-19, nuk është e arsyeshme të mendohet se një përparimi i njëjtë ka ndodhur edhe në vendet e tjera.
Korniza se si shihet fundi i pandemisë duhet të ndryshojë. Në fillim të këtij muaji, MelindaGejts, bashkë-kryetare e Fondacionit Gejts, deklaroi se “Covid-19 diku, është në fakt Covid-19 kudo”, teksa organizata e saj premtoi 70 milion dollarë për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave dhe shpërndarjen e drejtë të tyre, për të parandaluar dukurinë e “nacionalizmit tëvaksinave”.
Ndërsa synimi për të vaksinuar të gjithë popullsinë e botës tingëllon idealist, ai është një element kryesor në dhënies fund të kësaj pandemie, dhe ajo nismë është diçka e mundur
të arrihet. Vaksinimi i popullsisë globale varet nga 3e gjëra pasi të jetë miratuar një vaksinë: aftësia për të prodhuar doza të mëdha vaksinash, nga fondet dhe nga sistemet për t’ishpërndarë ato.
Si drejtor ekzekutiv i Koalicionit Global të Shëndetit, unë e kam parë fuqinë që kishin të dhënat domethënëse në komunitetet rurale në Haiti dhe Republikën Dominikane. Ato u japin mundësi administratorëve t’i shpërndajnë më mirë burimet, të zhvillojnë ndërhyrje të synuara shëndetësore, dhe madje të angazhojnë palët e interesuara drejt kauzës së drejtë të shëndetit të global.
Kjo kërkon ndërtimin e kapaciteteve dhe partneriteteve, dhe bërjen bashkë të njerëzve tëtalentuar për të zgjidhur një problem të përbashkët. Pa atë qasje, nuk është e mundur të adresohen si duhur pabarazitë globale të shëndetit, përfshirë efektet e tyre negative në vendet e pasura.
Me sa duket, organizatat globale të shëndetësisë do të duhet të hartojnë zgjidhje për t’u përballur me problemin e fuqisë së kufizuar blerëse në vendet e varfra, dhe për të përmirësuar sistemet e fragmentuara të shpërndarjes së kujdesit shëndetësor, për të parandaluar shpërndarjen jofunksionale të një vaksine.
Kjo gjë do të kërkojë një bashkëpunim global, dhe forcimin e institucioneve globale të shëndetit, për të siguruar një qasje të barabartë në një vaksinë kundër koronavirusit. Një çështje jetike, është nëse do të adresohet apo jo “ekuacioni” i pabarazisë.
Disa nga kompanitë që i zhvillojnë këto vaksina, janë të listuara në Bursën e SHBA–ë. Ato kanë përgjegjësi ndaj aksionarëve, dhe unë supozoj se ato do të dëshirojnë të vazhdojnë të shpërblehen për investimet e tyre. Vetëm këtë muaj, aksionet e Moderna-s janë rritur 44 përqind.
Megjithatë Australia dhe Zelanda e Re, janë shembuj të shkëlqyer të vendeve që kanë vepruar herët për të parandaluar përhapjen e Covid–19. Nëse një vaksinë nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë dhe globale, ato vende nuk mund të hapin kufijtë e tyre për partnerët e tyre tregtarë, dhe kjo do sjellë efekte të tjera domino në ekonominë tonë globale.
Meqenëse një pandemi është e shtrirë në shkallë globale, vetëm vaksinimi i një pjese të popullsisë globale, nuk do ta vërë dot nën kontroll pandeminë. Aftësia për të eleminuarpërhapjen e Covid-19 diku, varet nga eliminimi i virusit kudo tjetër.
Mjerisht, historia tregon se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit. Roli i qeverive duhet të synojë forcimin e institucioneve shëndetësore globale, në mënyrë që të luftohen krizat shëndetësore aktuale dhe ato të ardhshme. Kurba e të mësuarit gjatë kësaj pandemie, nga kuptimi i terapive të duhura tek vaksina, është mbresëlënës.
Vendet e pasura me burime, e bënë shumë mirë këtë gjë. Ato investojnë shumë mbi aftësinë për të identifikuar dhe analizuar të dhënat, si një metodë efektive për të përmirësuar rezultatet e shëndetit. Por ne duhet të mendojnë globalisht. Historia në mëson se kjo pandemi, nuk është aq e pashembullt sa duket.
Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë u shfaqën pas Luftës së Dytë Botërore, në një periudhë trazirash globale dhe vuajtjesh njerëzore. Tani duke shpresuar që“zjarri” të fiket sa më parë dhe të mbetet vetëm “hiri” i pandemisë së Covid-19, do të jetë e nevojshme t’i jepet përparësi barazisë globale të shëndetit dhe solidaritetit. / The Hill – Bota.al