Motivuese

Çfarë ndodh kur  e duam veten dhe kujdesemi për veten tonë?

Ja një listë me gjërat që ndodhin, kur ne e duam dhe kujdesemi për veten përgjatë rutinës sonë:

  1. Ne ndalojmë së e krahasuari veten me të tjerët, sepse fillojmë ta shohim veten si të mjaftueshëm.
  2. Ulim rrezikun shëndetësor për HTA, atak në zemër, depresion, ankth, si dhe forcojmë sistemin imun.
  3. Fillojmë ta përballojmë më mirë realitetin tonë duke ndaluar së u ankuari për gjërat që nuk shkojnë mirë.
  4. Kuptojmë se dashuria gjendet kudo dhe kjo dashuri krijon një botë të paqtë dhe pranuese rreth nesh.
  5. Lejojmë “të rritemi” mendërisht, sepse e dimë që sa më shumë të rritemi, aq më shumë dashuri dhe gëzim do të përjetojmë.
  6. Ndihemi më energjikë për të jetuar, për të dashur, për t’u kujdesur, për t’i ndihmuar dhe për t’u shërbyer të tjerëve.
  7. Praktikojmë më shumë dashuri dhe pranim kundrejt të tjerëve, sepse kuptojmë se çdokush është i veçantë dhe në imperfeksionet e veta.
  8. Kuptojmë se dështimet dhe rrëzimet në jetë na ndihmojnë të rritemi çdo ditë e më tepër.
  9. E dimë se jemi të mjaftueshëm për veten tonë dhe nuk e ndiejmë nevojën t’ia provojmë të tjerëve këtë gjë.
  10. Ndihemi në paqe, teksa pranojmë veten tonë, fuqitë tona, si dhe dobësitë tona, sepse e dimë se duke i pranuar këto të fundit, mund t’i ndryshojmë dhe t’i kthejmë në fuqi.
  11. Jemi më të sigurtë, ndërsa ndërmarrim risqe në jetë, sepse duke besuar dhe duke e dashur veten tonë, e dimë se edhe po të dështojmë, te paktën do të mësojmë diçka.
  12. Mbajmë përgjegjësi për gjërat që bëjmë, duke kuptuar se ne jemi burimi i lumturisë sonë.
  13. Kuptojmë se fuqia për të ndryshuar për mirë të ardhmen, karrierën, marrëdhëniet tona ndodhet brenda nesh dhe vetëm duke e kuptuar këtë fuqi, do të mund t’i ndryshojmë ato për mirë.
  14. Bëhemi më krijues, më të frymëzuar dhe më të hapur. Si rezultat, ne nuk bëhemi vetëm shpërndarës të dashurisë dhe kujdesit për të tjerët, por edhe zgjidhim problemet që na shfaqen në jetë me kthjelltësi.
  15. Frymëzojmë të tjerët ta duan dhe të kujdesen për veten e tyre. Kur të tjerët të shohim mënyrën se si e duam dhe kujdesemi ne për veten tonë, do të frymëzohen padyshim të bëjnë të njëjtën gjë edhe me veten e tyre.

Leave a Reply

Back to top button