“”Çfarë mendon se ndodh kur ne vdesim, Keanu Reeves?”.
“Unë di vetëm se do u mungojmë pamasë personave që na duan. Çdo sfidë në jetë na shtyn drejt personit që përfaqësojmë sot. Ndaj, le të jemi falenderues ndaj kohërave të vështira, ato vetëm mund të na bëjnë më të fortë””. – Keanu Reeves
Me siguri edhe ti ia ke bërë vetes pyetjen, se çfarë ndodh kur ndërrojmë jetë. Vdekja ka shumë dilema dhe pikërisht për këtëarsye, edhe kuriozitetet për të janë të shumta. Që nga vazhdimësia e shpirtit, transformimi i energjisë që ne përfaqësojmë, e deri tek shuarja e gjithçkaje, hipotezat janë tëshumta. Ama nëse mendojmë përtej asaj çfarë ndodh me ne, me trupin tonë dhe energjinë që zotërojmë, padyshim arrijmë nëpërfundimin e aktorit të njohur, Keanu Reeves.
Një gjë është e sigurtë, me siguri do t’u mungojmë personave qëvërtet na duan. Këtu bëhet fjalë për ata që na duan të mirën, qëna duan pa maska, që na mbështesin përherë. E shkruajmë dhe besojmë me bindje këtë gjë, pasi edhe ata që janë larguar nga kjo jetë, por që kanë pasur një vend të veçantë në zemrën tonë, namungojnë pamasë. Na mungojnë jo vetëm ditët e para të largimit nga jeta kur na duket e pabesueshme ikja e tyre, por edhe nëvazhdim kur duket sikur as koha nuk qëndron në anën tonë.
Ndaj, përpara se ky moment të mbërrijë (mbërrin shpejt, mëbeso), sigurohu të bësh më të mirën tënde në raport me ata që do dhe të duan. Falu atyre çdo gjë që mundesh, sigurohu t’i ndihmosh në raste nevoje dhe t’i këshillosh sa herë të gjenden nëdilemë. Sëmundja dhe vdekja në shumicën e rasteve nuk paralajmërojnë, shfaqen dhe duhet të pajtohemi me to. Ndaj, le të bëjmë më të mirën tonë, përpara se ky moment të mbërrijë për ne, apo për të afërmit tanë.