Shkence

Çfarë ndodh nëse dështon GPS?

screen-shot-2016-09-29-at-15-26-17Në një ditë janari të këtij viti, Forcat Ajrore të SHBA-së çmontuan një satelit të vetëm, dhe aksidentalisht ngarkuan me një kohë të gabuar orët në bordin e 15 të tjerëve satelitëve të tjerë. Diferenca kohore qe e vogël – vetëm 1 e 13 milionta e sekondës – por pasojat ishin serioze. Pajisjet e policisë, zjarrfikëseve dhe radiomarrëseve në disa pjesë të Amerikës së Veriut, pushuan së funksionuari për më shumë se 12 orë, dhe radio dixhitale BBC doli jashtë funksionit për dy ditë në disa zona.

Fatmirësisht, sistemet rezervë ndihmuan që publiku i përgjithshëm të mos ndikohej nga shumica e problemeve të shkaktuara, por frika e shkaktuar nga ky rast shtron një pyetje të rëndësishme: çfarë duhe të bëjmë ne, në rast se GPS del plotësisht jashtë kontrollit? Ne mund të jemi në gjendje t’u kthehemi hartave në letër, por navigimi është një pjesë shumë e vogël e asaj që e bën sistemin të rëndësishëm.

Më e rëndësishme tek sistemi GPS është koha:çdo satelit përmban orë të shumta atomike, të cilat janë të sinkronizuara me saktësi të madhe deri në nanosekonda, dhe transmetojnë vazhdimisht sinjale në Tokë. Për navigimin, njësitë e GPS-së shfrytëzojnë dallimet e vogla në kohë të mbërritjes së secilit prej këtyre sinjaleve, për të ditur saktësisht se ku gjenden në botë.

Por disa objekte si antenat e celularëve, rrjetet energjitike, dhe sistemet ATM, mbështeten vetëm mbi kohën për të qëndruar të sinkronizuar. Kjo do të thotë se një avari e GPS-së, mund të prishë një numër të pallogaritshëm sistemesh të domosdoshme në jetën e përditshme – dhe nuk ka asnjë plan rezervë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button