Enciklopedike

Çfarë ndodh nëse… godet një top me shpejtësinë e dritës?

Screen Shot 2015-07-04 at 11.02.23Nëse mundesh të gjuash një penallti me pothuajse shpejtësinë e dritës, duke i shkaktuar topit një nxitim në mbi 1 miliardë km/orë, pasojat do të ishin fatale: topi do të ishte kaq i shpejtë, saqë molekulat e ajrit nuk do të kishin kohë të hiqeshin nga rruga e tij. Në vend të kësaj, atomet e oksigjenit apo azotit do të shkriheshin me ata të hidrogjenit, ose karbonit, në sipërfaqen e topit. Përgjatë trajektores, do të zhvillohej një shpërthim permanent termobërthamor, duke shkaktuar rreze gama me energji të lartë. Duke nisur prej vendit ku ka ndodhur goditja, do të krijohej një fluskë plazme tmerrësisht shumë e nxehtë. Fluska do të arrinte “portierin” brenda 50 nanosekondave, duke e bërë shkrumb e hi në moment. Ai nuk do të mundej ta shihte asnjëherë goditjen, për arsye se drita që e përmban këtë informacion do të ishte duke ardhur me të njëjtën shpejtësi. Por ndalja do të ishte e pamundur: topi do të ishte shkrirë tashmë në një re plazme në formë predhe./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button