Shkence

Çfarë ndodh nëse … ne “godasim” Hënën me miliarda lazera?

Screen Shot 2015-07-04 at 16.35.55

Do të ishte tmerrësisht shumë e kushtueshme të ndriçonim Hënën që nga Toka, por a është kostoja e vetmja arsye përse sipërfaqja e saj nuk përdoret si një tabelë qitje gjigande? Me sa duket, jo. Miliarda rreze lazaer të zakonshme prej 5 milivat e madje edhe pajisjet e paligjshme njëvatëshe, nuk do të sillnin ndonjë ndryshim të dukshëm në ndriçimin e saj. Rrezja e dritës së një lazeri do të shpërndahej gjatë udhëtimit 380 mijë kilometërsh dhe në fund do të mbulonte afro 10% të sipërfaqes së Hënës. Por drita e Diellit do të ndriçonte me tepri vendin ku shndrin lazeri, me një faktor më shumë se një mijë. Për të arritur ndriçimin edhe më minimal të Hënës, do të nevojiteshin miliarda llampa 30 mijë vatëshe të ftohëshme me ujë, nga ato të sistemit të kinemave IMAX. Dhe për të eleminuar ndriçimin nga drita e diellit, do të nevojitej e njëjta sasi lazerësh një megavatësh. Por, të gjithë rezervat energjetikë të Tokës nuk do të mjaftonin për të mbajtur për një kohë të gjatë këtë shfaqje dritash./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button