Enciklopedike

Çfarë ndodh nëse… njerëzit do të përpiqeshin të zhduknin të ftohurën e zakonshme?

Screen Shot 2015-07-04 at 11.04.36Janë kryesisht viruset, të njohur si rinoviruse, ata që shkaktojnë të ftohurën e zakonshme. Këta janë të bezdisshëm, por përgjithësisht jo shumë seriozë. Kjo ndodh sepse sistemi ynë imunitar e shkatërron virusin brenda pak ditësh – kohë në të cilën do të kesh infektuar, të paktën, një tjetër person. Nëse do të përpiqeshe të ndalhe qarkullimin e tij, duke e ndarë të gjithë sipërfaqen e Tokës në stacione karantinorë, secila qenie njerëzore do të kishte një hapësirë prej diçka më shumë se 2 hektarë dhe afro 77 metra hapësirë mes vetes dhe fqinjit. Duke qenë se virusi nuk do të ishte në gjendje që të gjente viktima të reja, teorikisht ai do të asgjësohej brenda pak javësh. Problemi: kostot për një botë pa viruse do të arrinin në qindra-triliona dollarë. Dhe për më tepër, sërish do të kish shumë mundësi që disa viruse të mbijetonin: tek njerëzit me sisteme imunitarë me probleme, rinovuriset mund të qëndrojnë me vite. Dhe këta pak do të mjaftonin për të infektuar sërish të gjithë botën.  /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button