Bota

Çfarë ndodhi në Paris të premten, ngjarja minutë pas minute

Screen Shot 2015-11-15 at 08.38.31Prokurori i Parisit, Francois Molins, ka shpjeguar në detaje se si ka rrjedhur ngjarja tragjike në Paris. Më poshtë ngjarja, minutë pas minute.

Në ora 21:20: Është vrarë një njeri kur ndodhi shpërthimi i parë në Saint Denis afër stadiumit Stade de France, gjatë ndeshjes futbollistike në mes Francës dhe Gjermanisë. Trupi i terroristit kamikaz u gjet me një rrip vetëvrasës mbushur me eksploziv në vendin e ngjarjes.

Në orën 21:25: 15 njerëz u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në kafenenë La Carillon dhe në restorantin Petit Cambodge në Rue Alibert në distriktin 10 të Parisit. Terroristët, të armatosur me kallashnikovë janë parë duke dalë nga një veturë e tipit Seat, para se të hapnin zjarr.

Në Ora 21:30: Ndodh shpërthimi i dytë jashtë Stade de France. Trupi i sulmuesit tjetër me bombë vetëvrasëse u zbulua në vendngjarje me eksploziv të njëjtë sikur i pari.

Në orën 21:32: Pesë njerëz vdesin dhe tetë të tjerë lëndohen në të shtëna me armë jashtë kafenesë La Bonne Biere në distriktin 11 të Parisit. Terroristët ishin edhe këtu me të njëjtat armë dhe erdhën me veturën e tipit të njëjtë.

Në orën 21:36: 19 njerëz vriten dhe nëntë të tjerë lëndohen në restorantin Rue de Charonne në distriktin e 11 po ashtu. Edhe këtu është parë një veturë e zezë Seat dhe terroristët të armatosur me kallashnikovë.

Në orën 21:40: Një person është lënduar rëndë kur një sulm me eksploziv i ngjashëm me dy të lartcekurit u aktivizua brenda restorantit Voltaire në bulevardin Voltaire në distriktin 11.

Po ashtu në orën 21:40: 89 persona janë qëlluar për vdekje dhe shumë të tjerë janë lënduar kur tre njerëz të armatosur kanë marrë pengje dhe kanë hapur zjarr në një turmë njerëzish gjatë një rok koncerti në “La Bataclan”. Sulmuesit janë dëgjuar të përmendin Sirinë dhe Irakun gjatë masakrës. Ata kishin arritur në vendin e krimit me një veturë të zezë Polo.

Në ora 21:53: Ka ndodhur eksplodimi i tretë në Rue de la Coquerie, afër Stade de France. Trupi i pajetë i kamikazit është gjetur në vendin e ngjarjes.

Në ora 00:20: Vriten tre terroristët në Le Bataclan. Njëri u qëllua nga një polic francez. Dy të tjerët hodhën vetën në erë. /Klan Kosova/.

Leave a Reply

Back to top button