Një person që bën surf
Nëse gjëja e parë që patë ishte një person që bën surf, jeni dikush që nuk ka vështirësi për të jetuar momentin. Nuk jeni tipi i personit që druhet dhe trembet nga koha që kalon. Si çdokush tjetër, keni ditë në të cilat nuk ndiheni mirë dhe ditë që nuk ju lejojnë të flini. Por në përgjithësi, i zgjidhni problemet shpejt dhe relaksoheni. Ju pëlqen ta merrni jetën lehtë dhe të shijoni kënaqësitë e vogla të saj: të dilni me miqtë, të ecni, të bëni ushtrime, të argëtoheni në shtëpi. Nuk ka rëndësi ku jeni ose më kë, ju pëlqen të argëtoheni. Keni aftësinë të qetësoni edhe kafshët e egra dhe të gjeni gjithmonë anën pozizive të gjërave, çka ju bën një shok dhe një mik të mirë.
Balenë
Nëse vëmendjen tuaj në fillim e rrëmben një balenë, është sepse jeni një person me objektiva të mëdha në jetë dhe kapacitete të forta për t`i arritur ato. Kur doni diçka me gjithë qenien tuaj, nuk ka lodhje ose ditë të shëmtuara. Jeni në gjendje të investoni gjithë energjitë tuaja në atë që doni.
Edhe pse përpiqeni të qëndroni pozitivë, jo gjithmonë keni sukses. Jeni shumë kërkues ndaj vetes, aq sa ndonjëherë ju shkakton stress kjo gjë. Megjithatë, dini si ta përballoni ankthin dhe në fund, gjeni kanale për të superuar momentet e stresit. Rreth jush keni shumë njerëz që ju admirojnë për sukseset tuaja. Ndonjëherë ju kanë zili. Por ju nuk ju intereson ajo që të tjerët mendojnë.