Bota

Çfarë po e kërcënon politikën e jashtme të Evropës?

EU foreign

Nga Hans Kundnani

Berlin-Ndërsa Evropa po përpiqet të menaxhojë krizën e refugjatëve, ngjan se ka kaluar shumë kohë qëkur kryeministri grek Aleksis Cipras kërcënoi të minojë sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë. Flirti i tij me presidentin rus Vladimir Putin vitin e kaluar, u pa gjerësisht si një mënyrë që Greqia të rriste ndikimin e vet, në negociatat me partnerët e saj të eurozonës dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, të cilat mbërritën në një fazë kritike në pranverë.

Në fund, gjatë verës u arrit një marrëveshje që parandaloi falimentimin dhe lejoi që Greqia të mbetet në eurozonë, ndonëse nuk ka gjasa të bëjë shumë për të zgjidhur problemet më të thella ekonomike të vendit – dhe Athina mbeti përkrahëse e politikës evropiane përkundrejt Rusisë.

Megjithatë, sikurse e kam argumentuar edhe më herët, gjendja e një shteti anëtar të BE-së që kërkon ndihmë nga jashtë unionit- ose që ndodhet nën presionin e jashtëm për të minuar një politikë të caktuar të BE-së – ka gjasa të përsëritet edhe në të ardhmen…

[real3dflipbook id=”886″]

Leave a Reply

Back to top button