Shkence

Çfarë po na tregojnë valët gravitacionale, që nuk e dinim

Vala e parë gravitacionale e vëzhguar nga bashkimi i yjeve të neutroneve ofron potencialin për një tërësi zbulimesh të reja. Midis tyre është një matje më e saktë e konstantes Hubble, e cila kap se sa shpejt po zgjerohet universi ynë.

Që nga Big Bang, gjithçka në univers është zgjeruar. Gjithashtu rezulton se kjo po ndodh gjithmonë dhe më shpejt – ritmi i zgjerimit është në rritje.

Ne e kemi ditur këtë prej një shekulli, por astronomët nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë matje të sakta të shkallës së rritjes, kryesisht për shkak të faktit se u është dashur të bashkojnë një sërë të dhënash, për të vlerësuar sa larg janë gjërat në univers. Vëzhgimet e valës gravitacionale ofrojnë një mjet të drejtpërdrejtë për matjen e distancave në univers. Bashkëpunimi LIGO vazhdimisht monitoron universin për tendoejsn e hapësirë-kohës, që goditjet e mëdha astronomike mund të krijojnë, dhe matjet e amplitudës dhe frekuencës së valëve mbajnë mbajnë informacione të vlefshme për astronomët.

Vëzhgimi i madh

Kapja më e fundit ndodhi më 17 gusht dhe përplasja masive u pa për herë të parë edhe me teleskopët konvencionalë. Studime të shumta nga mbi 4.000 studiues, tregojnë pasojat e zbulimit të madh. Një prej tyre është se shkencëtarët më në fund kanë të dhënat që u nevojiten, për të përcaktuar më mirë konstanten Hubble.

Teleskopët konvencionalë sigurojnë një pjesë të enigmës duke matur zgjatjen e valëve të rrezatimit elektromagnetik, shkaktuar kur diçka po largohet nga ne. Është pak a shumë si  efekti Doppler ku një sirenë shtohet ndërsa lëviz drejt nesh, por zvogëlohet ndërsa largohet, por në këtë rast bëhet fjalë për dritën. Kjo u tregon astronomëve se sa shpejt po largohet diçka.

Për të matur zgjerimin, megjithatë, duhet të dimë se sa larg prej nesh është një objekti, gjë që është më e vështirë. Nuk ka pikë referimi në qiell që ta përdorin astronomët, kur matin distancat, prandaj ata duhet të mbështeten në një seri matjesh të ndryshme, të quajtura shkallë kozmike të distancës. Megjithatë, bashkimi i vëzhgimeve të ndryshme paraqet më shumë mundësi për gabime dhe rezultati është se, astronomët morën dy rezultate të ndryshme për konstanten Hubble, bazuar në vëzhgimet që kishin përdorur.

Epokë e re

Valët gravitacionale bëjnë gjithë këtë të vjetëruar, megjithatë, sepse sinjali përmban një masë të qenësishme të distancës. Amplituda e valës i lejon astronomët të dinë se sa larg është diçka, 130 milionë vjet dritë në rastin e bashkimit të yjeve të neutronëve. Bashkimi i kësaj shifte me matjet e mëhershme nga teleskopët konvencionale, u dha atyre gjithçka për të cilën kishin nevojë.

Matjet e mëparshme të zgjerimit universal u ndanë midis 67 ose 72 kilometrave në sekondë për megaparsek. Me mjetet e tyre më të sakta, astronomët e valëve gravitacionale arritën pak a shumë në mes – thonë se zgjerimi i universit ndodh 70 kilometra në sekondë për megaparsek, në një studim të botuar në revistën Natyrë.

Përshpejtimi i universit është një ndryshore e rëndësishme për studiuesit që merren me gjëra të tilla si materia e errët dhe energjia e errët. Në fakt, gjetja e saktë e shpejtësisë është thelbësore në kërkimin e atyre gjërave që mund të maten vetëm në mënyrë indirekte. Për më tepër, kjo është një pjesë e rëndësishme e vlefshmërisë për astronomët, thotë profesori i fizikës i Universitetit të Uisconsin-Miluaukee dhe bashkë-autor i valës gravitacionale, Jolien Creighton.

“Eshtë tërësisht e pajtueshme me vëzhgimin elektromagnetik”, thotë ai. :Verifikon që nuk ka gjë të gabuar me kalibrimet tona të distancave dhe astronominë elektromagnetike”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button