Bota

Çfarë shihni ju në këtë fotografi? Unë shoh frikërat më të mëdha të Europës

frikerat

Xhonatan Xhons

Vetëm kur sheh binarët e hekurudhës, sheh të konvergojnë të gjithë jehonat e historisë. Në shinat e trenit, mes Greqisë dhe Maqedonisë, aty ku një portë e madhe e mbrojtur me tela me gjemba është ngritur për të penguar imigrantët në anën greke të kufirit, disa burra po ulin gardhet. Ata e kanë dobësuar tashmë portën me goditje. Teksa bëjnë mësymjen e fundit me duart e pambuluara, turma thërret fort dhe shtyn prapa tyre, e dëshpëruar për të kaluar ato shina, dhe për të hyrë më thellë në Europë.

Qielli është i bardhë dhe i pamëshirshëm. Të gjithë janë të mbështjellë ngrohtë, në dimrin që hiqet zvarrë. Fotografët bredhin mes turmës, sepse ky është lajm. Një tjetër ditë. Një tjetër sulm në një kufi europian. Fotografi të mira, si kjo më lart, janë shpërndarë nëpër media. Eshtë e mbushur me zemërimin e njerëzimit dhe një enigmë të thellë. Cilët janë këta njerëz dhe çfarë duan?

Një herë e një kohë, refugjatët shkonin në drejtimin e kundërt. Ata donin të iknin prej Europës kontinentale. Hekurudhat e shpinin Kindertransportin drejt perëndimit. Por migrimi më i madh ishte i detyruar dhe vrastar, teksa trenat transportonin miliona njerëz në lindje, në kampet e përqëndrimit të nazistëve. Europa, siç e thotë dhe titulli i një libri të fundit të historianit Ian Kershau, ka qenë “në ferr dhe kthim”, në historinë e saj moderne. Vepra më elokuente e artit për atë histori ferri është Tramstop, një instalacion nga artisti gjerman – dhe piloti i Luftvaffes i plagosur rëndë – Joseph Beuys. Thjeshtë vendosja e shinave të ndryshkura në tokë, i mjafton Beuysit për të përmbledhur një shekull me fantazma.

Tani këta njerëz luftojnë për të kaluar matanë shinave të historisë, në një Europë që për ta nuk është aspak e përndjekur prej fantazmave, por një hapësirë e hapur, një tokë e premtuar. Fytyrat e tyre janë plot dëshpërim, ankth dhe zemërim – zemërimi se mbeten në Greqi, teksa njëri shtet pas tjetrit miratojnë qëndrime të ashpër kundër refugjatëve.

Kjo fotografi është një kujtesë e faktit që Bashkimi Europian e ka transformuar kontinentin tonë. Një Europë që në vitin 1945 ishte e rrënuar, e gjakosur, sot është aq paqësore, e pasur dhe e qëndrueshme – po, pavarësisht atyre që kanë ndodhur që nga kriza financiare – saqë tërheq imigrantët, në po të njëjtën mënyrë që ka bërë gjithmonë SHBA. Trumpi dëshiron që Amerika të ndërtojë një mur për të mos pranuar amerikano-latinët. Maqedonia e ka ngritur tashmë këtë gardh me tela me gjemba për të mos pranuar sirianët dhe të tjerët që të hyjnë përmes Greqisë – e cila në vetvete është përjashtimi tragjik i dëshirimit të Europës, por edhe pika gjeografike e hyrjes përgjatë Egjeut.

Plagët e historisë

Gabohen për Europën, këto fytyra plot zemërim dhe shpresë. Europa është një kontinent plot frikë. Ajo hekurudhë në Ballkan është vërtetë e mbushur me fantazma. Në vitin 1943, qyteti verior grek i Selanikut dërgoi 49 mijë vetë me tren drejt Aushvicit, nga të cilët më pak se 2000 mbijetuan. Europa ka një histori e të tmerruarit prej tjetrit, të huajit, armikut të brendshëm apo të jashtëm.

Sot, frikëra të tilla foksuohen në fotografi si kjo. Kështu unë mund të them atë që dua. Unë mund të këmbëngul se kjo është një pamje njerëzish heroikë, sfidues, të guximshëm, që përpiqen të na shtyjnë të përmbushim përgjegjësitë tona njerëzore dhe vlerat e vërteta. Unë mund të ofrohej më liberalin e të gjithë liberalizmave, si kyçin e vërtetë të domethënies së kësaj fotografie. Por nuk do të bëjë ndonjë ndryshim.

Le ta shohim fotografinë nga një tjetër anë. Ajo tregon disa njerëz shumë të zemëruar që shembin një portë. Cilët janë? Kjo është pyetja një milion dollarëshe, në politikën e frikës. Ata mund të jenë të gjithë doktorë, mësues pianoje dhe poetë. Unë i shoh në sy. E pamundur ta thuash. Eshtë njëri me syze; ai mund të jetë student. Apo mos shprehja e tij e fytyrës është pakëz… militante?

Një prej tyre, që shemb portën, mban një kapuç të kuq – gjë normale në motin e ftohtë të Ballkanit – dhe po sheh poshtë. Më duket se po shmang aparatet fotografikë. Ndoshta ka arsye të fortë që të mos dojë që portreti i tij të shfaqet në mediat botërore. A ka ndonjë gjë për të fshehur?

Unë tani po e shoh këtë fotografi me sytë e zemërimit dhe frikës. Frikërat nuk eleminohen aq kollaj, sa do të donin liberalët. Ato janë të ndjeshme për shumëkënd. Si mund të jem i sigurtë, duke parë gjithë këta njerëz, që ndonjëri prej tyre nuk ka prirje terroriste?

The Guardian – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button