Enciklopedike

Cfarë i shtyn njerëzit të praktikojnë sporte ekstremë?

Screen Shot 2015-01-22 at 2.36.15 PM

Sipas një studimi të Journal of Personality and Social Psychology, janë dy faktorët kryesorë që e shtyjnë njeriun të jepet pas disiplinave të rrezikshme: dëshira për kontroll dhe nevoja për të provuar emocione të fortë. Në thelb, ai që merret me sporte ekstreme dëshiron të arrijë të demonstrojë se është një lider, në gjendje të menaxhojë në mënyrën më të mundshme edhe situatat më të rrezikshme. Pra, nuk ka fare të bëjë me kërkimin për adrenalinën. Përkundrazi, gjëja që habit më shumë është se të gjithë praktikantët e sporteve ekstremë të përfshirë në studimin psikologjik kanë manifestuar një respekt të thellë për jetën, të cilës megjithatë ndiejnë nevojën që t’i japin një kuptim më të thellë… sipas mënyrës së tyre.
I njëjti studim ka nxjerrë në dukje se kush praktikon alpinizmin, parashutizmin apo sporte të tjerë me koeficient të lartë rreziku ushqen një pritshmëri më të madhe për atë që jeta mund të ofrojë, duke rezultuar për shembull më pak i ekspozuar ndaj depresionit.
Bota.al

Leave a Reply

Back to top button