Enciklopedike

Çfarë simbolizon Syri i Horusit?

Screen Shot 2016-06-22 at 10.32.26Në mitologjinë egjiptiane, Syri i Horusit simbolizon perëndinë-fajkua Horus, diellin dhe perëndinë-diell Ra, mashkullorësinë dhe matematikën. Pamja e tij i ngjan një skifteri. Syri i majtë simbolizon Perëndinë Tot, Hënën, intuitën dhe feminitetin.

Syri i majtë dhe i djathtë kombinohen për të përfaqësuar të gjithë universin, pak a shumë si simboli i Yin-Yang në Taoizëm. Syri i Horusit thuhet se ka aftësi shëruese dhe është përdorur si një hajmali që mbron nga e keqja. Proporcionet e tij janë përdorur edhe për të llogaritur përbërësit në trajtimet mjekësore. Në Shtetet e Bashkuara, simbol Rx në farmaci, Syri i Providencës mbi monedhë dhe syri masonik e kanë të gjithë origjinën nga Syri i Horusit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button