Analiza

Charlie Hebdo sikur parandjeu masakren…!

hhhMedia është fokusuar shumë tek një mesazh i fundit në Twitter nga llogaria e Charlie Hebdo, përpara se të ndodhte sulmi që shkaktoi 12 viktima dhe disa të plagosur rëndë.
Mesazhi tregon një karikaturë të liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr al- Baghdadi dhe ka një diçiturë të mistershme: “Urimet më të mira. Edhe për ty al- Baghdadi”. Kësaj, al- Baghdadi i përgjigjet: “Dhe veçanërisht shëndet të mirë”.
Siç raportuam më parë, mesazhi është dërguar të mërkurën në mëngjes, sipas orës së Parisit.
Nuk është e qartë nëse është dërguar përpara apo pas nisjes së sulmit, por është postuar përpara se të përhapet lajmi për vrasjet.
Ka pasur spekulime nëse sulmi është i lidhur në njëfarë mënyrë me këtë imazh.
Në fakt, karikatura nuk duket se është përdorur nga revista, por duket vazhdimi i një teme.
Edicioni në print i kësaj jave përfshinte një karikaturë me diçiturën: “Nuk ka pasur ndonjë sulm në Francë”, por personazhi, që mbante veshur një turban, me një Kallashnikov në shpinë, përgjigjet: “Prit- kemi deri në fund të janarit për të thënë urimet tona”. Në Francë, është tradicionale që urimet për Vitin e Ri të zgjasin deri në fund të janarit.
A është thjesht një koincidencë që ky imazh është postuar në atë kohë që ka ndodhur sulmi? Disa media franceze kanë spekuluar se revista ka qenë viktimë e hakerave. Karikatura ka firmën e Honore, një ilustrator i famshëm francez, por është e paqartë nëse është puna e tij apo kur është vizatuar. BBC tentoi të kontaktonte me të, por nuk ka marrë një përgjigje.
Këtë javë, Charlie Hebdo në kopertinë kishte një karikaturë të autorit kontrovers, Michel Houellebecq, libri i fundit i të cilit imagjinon një Francë të drejtuar nga një parti islamike, ku gratë inkurajohen të mbulohen, poligamia është e ligjshme dhe Kurani mësohet në universitet.

Leave a Reply

Back to top button