Kinema & TV

Charlize Theron, bjondja atomike

Në filmin “Atomic Blonde” (28 korrik), Charlize Theron luan rolin e Lorraine Broughton, një agjente e MI6 dërguar në një mision në Berlin në vitin 1989, pesë ditë përpara se të binte Muri. Filmi është ni mbushur me festa underground dhe aksion, mbështetur nga muzikë pop e viteve 80. Lorraine, bazuar në një personazh nga romani grafik “Qyteti më i Ftohtë”, nuk është si shumica e heroinave femra: ajo nuk është një e ve e pikëlluar, ajo nuk është një nënë protektive dhe ajo definitivisht nuk ka probleme të babait.

“Shkrimtarët gjithmonë u japin grave, burra të vdekur ose fëmijë që t’ju bëjnë të investoheni emocionalisht”, thotë Theron për revistën TIME. “Burrat shkojnë në një udhëtim argëtues. Grave u duhet një histori dhe një sfond i gjatë, me qëllim që ju t’i falni për atë që do të bëjnë”.

Por jo Lorraine. Ajo bën gjithçka që burrat kanë bërë gjithmonë – duke përfshirë shkëmbim goditjesh dhe plumbash – vetëm se së prapthi dhe me taka. Deri kur merr një nga ato taka dhe e përdor si armë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button