Histori

Churchilli nuk ka qenë asnjëherë pro zbutjes

Screen Shot 2015-06-16 at 16.04.38

Nga Seria: Ide te gabuara per Luften e Dyte Boterore

Gabim, thotë Laurence Rees. Uinston Churchill njihet mirë për faktin që ka qenë kundër zbutjes ndaj diktatorëve, duke deklaruar se “një zbutës është një person që ushqen krokodilin, me shpresën që ai do ta hajë të fundit”. Por ndërkohë që Churchilli mund të ketë qenë një forcë shtytëse ndaj zbutjes së regjimit nazist, do të argumentoja se në fakt ai u përpoq të zbusë me vetëdije një tjetër diktator: Josef Stalinin.

Pakti Molotov-Ribbentrop i 1939 që parashikonte një periudhë 10 vjecare mos sulmimi mes dy vendeve, BS dhe Gjermanisë, kishte dhe një marrëveshje mes Stalinit dhe Hitlerit që nënkuptonte se i pari mund të merrte gjysmën e Polonisë. Ushtria e Kuqe sovjetike pushtoi më pas Poloninë nga lindja në 17 shtator 1939, jo më shumë se dy javë pas nazistëve dhe të dy kombet krijuan një aleancë në gjithçka, përveç emrit.

Por duhej pritur qershori i 1941 që Bashkimi Sovjetik të bëhej aleat i Britanisë kundër Gjermanisë, dhe që besimi kundër zbutjes që ushqente Churchilli të sfidohej, dhe në fakt të përmbysej.

Në dhjetor 1941, në një takim në Moskë me sekretaren e jashtme britanike, Stalini e bëri të qartë se nuk kish ndërmend të hiqte dorë nga pretendimi i tij për Poloninë lindore, pasi të përfundotne lufta. Churchilli u shtang kur dëgjoi këtë gjë, duke shkruajtur në një memo konfidenciale se Stalini e kish marrë në krye të herës këtë territor “me një akt agresioni në një marrëveshje të turpshme me Hitlerin” dhe se qeveria britanike duhet t’u përmbahet “parimeve të lirisë dhe demokracisë”.

Por më pak se dy vjet më vonë, në Konferencën e Teheranit në fundin e 1943, Churchilli e ktheu përmbys politikën e tij dhe vendosi të zbutet me Stalinin. Ai ra dakord që diktatori sovjetik mund të mbante Poloninë lindore dhe sugjeroi që të zhvendoseshin kufijtë e Polonisë majtas në Gjermani për të kompensuar polakët. Polonia, tha Churchilli, do të zhvendosej në perëndim, si “ushtarë që afrohen me dy hapa”.

Churchilli po propozonte një prej zhvendosjeve më të mëdha demografike nëë historinë e Europës – teksa populli që prekej, polakët, as nuk ishin të pranishëm në takim. Dhe e gjithë kjo për të zbutur Stalinin, një prej kriminelëve më të këqinj të shekullit.

Eshtë e qartë se Churchilli u ndie i shtrënguar prej nevojës politike që të zbuste Stalinin. 27 milionë qytetarë sovjetikë do të vdisnin gjatë konfliktit dhe Stalini ishte në prag të pushtimit të Polonisë me Ushtrinë e Kuqe. E gjithë kjo ishte e vërtetë. Por është gjithashtu e sigurtë se ideja që Churchilli nuk “zbuti” asnjëherë diktatorët është një prej miteve të mëdhenj të luftës.

Dhe nëse shihni hartën e Europës sot, atëherë kuptoni që kufijtë e Polonisë janë në thelb ata që Churchilli miratoi me Stalinin – me qëllim që të lejonte diktatorin sovjetik të mbante territorin që fillimishe e kish marrë “me një akt agresioni në marrëveshje të turpshme me Hitlerin”.

Laurence Rees është hsitorian dhe prodhues filmash

Leave a Reply

Back to top button