Horizonti.al

Cila është nëna më e re në botë?

Screen Shot 2016-08-22 at 19.12.01Lina Medina e lindur në Tikrapo të Perusë në vitin 1933, u bë nënë në moshën e njomë 5-vjeçare, pikërisht në 14 maj të vitit 1939. Bëhet fjalë për një rast shumë të rrallë të pubertetit të parakohshëm, aq sa nga studimet mjekësore të kohës, u zbulua se vajzës në moshën 4-vjeçare i ishte zhvilluar gjoksi, ndërsa që në moshën 8-muajshe i qenë shfaqur menstruacionet e para.

Fillimisht, nëna e fëmijës, duke vërejtur një enjtje të çuditshme të barkut, mendoi për një tumor, një gjendje e përjashtuar nga mjekët, dhe pas disa testeve, u zbulua shtatzënia. Megjithatë, Lina Medina nuk sqaroi (ose nuk arriti të sqaronte, duke pasur parasysh moshën që kishte) rrethanat në të cilat kishte ndodhur ngjizja, edhe pse fillimisht u vu në pranga babai i saj me akuzën e përdhunimit dhe inçestit, nga të cilat ai u lirua për shkak të mungesës së provave.

Edhe pse lindi i shëndetshëm djali i Lina Medinës, vdiq në moshën 40-vjeçare për shkak të një sëmundje në palcën e kockave. Gruaja, ende e gjallë, nuk ka pranuar asnjëherë të japë intervista; dhe si dëshmi e historisë së saj të pabesueshme mbeten vetëm raportet mjekësore të kohës si dhe disa fotografi, duke përfshirë njërën që shfaq vogëlushen shtatzënë, pak para se të lindte. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button