Shkence

Cila është origjina kimike e jetës?

Screen Shot 2016-08-05 at 22.48.40Cila është origjina kimike e jetës? Si përbërësit kimikë jo të gjallë gjenerojnë vetë-kopjimin, format e ndërlikuara të jetës? Në shkencat natyrore, abiogjeneza, çështja e origjinës së jetës, është studimi se si jeta në Tokë mund të ketë dalë nga jo-jeta. Ekziston një konsensus shkencor sipas së cilës abiogjeneza ka ndodhur diku mes 4.4 miliardë viteve më parë, kur u krijuan avujt e parë të ujit të lëngshëm, dhe 2.7 miliardë viteve më parë, kur një sasi izotopesh të qëndrueshme të karbonit, hekurit, dhe squfurit shënjestrojnë mineralet me origjinë biogjenike, sedimenteve dhe markuesve biologjikë molekularë që tregojnë fotosintezën.

Nuk ekziston realisht asnjë “model standard” i origjinës së jetës. Por modelet e pranuara së fundmi, janë ndërtuar në një mënyrë apo një tjetër mbi një numër zbulimesh rreth origjinës së komponentëve molekularë dhe qelizorë për jetën. Që prej vitit 2007, askush nuk e ka sintetizuar ende një “protoqelizë” duke përdorur përbërës themelorë që mund të kenë qenë vetitë e nevojshme të jetës (e ashtuquajtura qasja “nga poshtë lart”). Pa një provë të këtij parimi, shpjegimet kanë qenë të prirura të jenë të kufizuara tek specifikat. Megjithatë, disa studiues janë duke punuar në këtë fushë, sidomos Stin Rasmusen në Los Alamos National Laboratory dhe Xhek Shostak nga Universiteti i Harvardit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button