Bota

Cila ishte femra e parë ambasadore në botë?

Me origjinë aristokrate ruse, Kollontái ishte një feministe dhe politikane bolshevike që u përfshi në lëvizjen revolucionare që nga viti 1905, pas dëshmimit të vrasjes së punëtorëve, e njohur si e diela e kuqe, përballë Pallatit të Dimrit. Kur shpërthyen ngjarjet e Revolucionit të Tetorit, Kollontai u zgjodh anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Petrogradit. Mbështeti Leninin në vizionin e tij për ushtrim pushteti dhe nevojë për të zëvendësuar revolucionin borgjez me atë proletar. Për afërsinë e saj me liderin e revolucionit rus dhe pas triunfit të tij, Kollontai u caktua komisare e vendit për ndihmën publike.

Edhe pse detyra si komisare nuk gjeti shumë hapsirë për të çuar përpara të gjitha idetë e saj, bëri të jepte dorëheqjen nga kjo detyrë në vitin 1918. Ishte një nga njerëzit që luftoi më shumë për lirinë e gruas dhe ishte ndër të parat që organizoi Kongresin e Parë panrus të Grave Punëtore, nga ku lindi një organizëm i ri sovjetik i përkushtuar për të promovuar pjesëmarrjen e grave në jetën publike dhe në projekte sociale si dhe në luftën kundër analfabetizmit. Ishte një grua shumë aktive dhe bashkëthemeluese e rrymës socialiste në vitin 1921 e quajtur “opozita punëtore”.

Ajo që planifikonte ky grupim politik ishte që qeveria të përfshinte anëtarët e sindikatave dhe në këtë mënyrë të evitoheshin burokracitë në nivele të larta të pushtetit dhe të partisë. Në vitin 1922 Alejandra Kollontái i shkruajti Stalinit duke i kërkuar një fat tjetër pune dhe po atë vjeshtë u dërgua në Norvegji si gruaja e parë ambasadore si  dhe për një kohë të shkurtër edhe në Suedi. Katër vite më vonë dërgohet si trup diplomatik në Meksikë. Për misionin e saj diplomatik në Meksikë në vitet 1926-1927 mori nga qeveria meksikane dekoratën e shqiponjës azteke, dekorata më e lartë që vendi i jepte një të huaji si mirënjohje për afrimin e popujve të të dy vendeve. Që nga zyra e saj diplomatike promovoi shfaqjen e filmave rusë në Meksikë. Për shkaqe shëndetsore u detyrua të kthehej në Rusi. Kollontái trajtoi lirinë seksuale për femrat në veprat e saj si “Gruaja e re” dhe “Dashuria në shoqërinë komuniste”. Për atë gruaja e re karakterizohej nga afirmimi i personalitetit, ishte kundër rolit të saj si shërbëtore në familje dhe të luftonte për të drejtat e veta duke mos qenë shtojcë e burrit. Martesa që e shndrronte bashkëshorten në një pronë të burrit duhej të zëvendësohej nga një bashkim i lirë mes sekseve i bazuar në dashurinë dhe jo nga lidhjet e kontratave. Në marrëdhëniet seksuale gruaja nuk hiqte dorë nga natyrshmëria e saj femërore, as nga kënaqësia e mishit dhe zgjidhte lirisht burrin që e donte si baba të pasardhësve të saj. / Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button