Zodiak

Cilat janë dy shenjat më me fat për sot, e hënë 17 dhjetor 2018?

Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme:

SHIGJETARI

Besoni tek vetja dhe tek sharmi juaj sot sepse ato do ju nxjerrin edhe nga situatat delikate në të cilat mund të futeni. Ju të dashuruarit do tundoheni tej mase nga një person dhe ka rrezik ta tradhtoni atë që keni në krah. Gjithçka e bukur që kishit ndërtuar deri më sot do marrë fund sa hap e mbyll sytë. Ju beqarët do jeni tej mase përzgjedhës dhe vështirë se mund të gjejnë një person të përshtatshëm. Në punë do jeni shumë kompetentë dhe mund të merrni një promocion që do ua mbushë shpirtin plot. Vlerësimi i shefave për ju është i jashtëzakonshëm. Sektori i financave do jetë gjithë kohës i kënaqshëm dhe pa probleme. Shfrytëzojeni rastin për të bërë edhe ndonjë investim.

BRICJAPI

Gjatë kësaj dite do keni dëshirë të mësoni gjëra të reja dhe të eksploroni horizonte. Hëna do ua bëjë gjithçka më të lehtë. Për ju që jeni në një lidhje nuk do ketë aspak probleme. Me partnerin do keni një bashkëpunim për t’u pasur zili dhe shpesh do i shprehni ndjenjat edhe më zë të lartë. Ju beqarët do kaloni një nga ditët më të bukura të jetës tuaj. Çdo gjë për ju do jetë si nëpër ëndrra. Në punë do keni me ë vërtetë ide gjeniale dhe eprorët nuk do ndalen së ua vëni në pah. Arritjet do i bëjnë paksa xhelozë kolegët, por nuk kanë çfarë t’iu bëjnë. Edhe për buxhetin do jetë një ditë e begatë. Mund të kryeni investime pa frikë.

Leave a Reply

Back to top button