Zodiak MeB

Cilat janë dy shenjat më me fat për sot, e mërkurë 6 mars 2019?

Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme:

Binjakët

Priten të vijnë çaste shume të bukura sot. Shfrytëzojeni çdo moment sa më shume dhe mos e kufizoni veten për asgjë. Nëse jeni në një lidhje për të mbajtur marrëdhënien të qëndrueshme do ju duhen shumë pak gjërat. Shtoni dozat e fantazisë dhe diskutoni hapur për gjithçka. Nëse jeni vetëm mos prisni të filloni menjëherë lidhje, por hidhni hapat një e nga një. Në punë do ecni para me ritme shumë të shpejta dhe do i habisni të gjithë. Paratë do kenë më shumë përmirësime nga sa e kishit parashikuar.

Akrepi

Neptuni do ju bëjë të logjikshëm sot dhe do kërkoni ta siguroni çdo sektor të jetës. Pritet një ditë shumë e ngrohtë. Ju që keni një lidhje do i jepni më shumë prioritet se kurrë jetës suaj në çift dhe do bëni gjithçka që atmosfera të mbetet e ngrohtë në çdo moment. Ju beqarët do jeni të paparashikueshëm. E sigurt është se asgjë nuk do jetë ashtu si më pare dhe do përjetoni kënaqësi të mëdha. Në punë do jeni shumë kompetentë dhe të kujdesshëm. Para se të veproni do logjikoni përherë dhe kjo do shmangë problemet. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato para që keni. Matuni disa herë para se të veproni.

Leave a Reply

Back to top button