Zodiak MeB

Cilat janë dy shenjat më me fat për sot, e shtunë 11 maj 2019?

Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme:

DEMI

Do jeni tej mase shprehës gjatë kësaj dite dhe do ua thoni të tjerëve çdo gjë troç. Në fakt kjo do vlerësohet tej mase nga të gjithë. Ju të dashuruarit nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin tuaj, përkundrazi marrëdhënia me të do vijë duke u stabilizuar ndjeshëm. Ju beqarët do keni një jetë sociale mjaft aktive dhe do arrini ta gjeni prindin tuaj të kaltër më shpejt nga sa mendonit. Në punë do keni mundësitë ecni para dhe të finalizoni një projekt të nisur prej kohësh. Të gjithë do i kenë sytë nga ju. Sipas Dritare.net, në planin financiar, impulsiviteti i tepruar do ju çojë në rrugë të gabuar. Reflektoni disa herë para se të hidhni hapa.

AKREPI

Do iu përkushtoheni tej mase gjërave që keni shumë për zemër, por që ka kohë që i kishit lenë pas dore. Ju të dashuruarit do e lini tërësisht në plan të dyte dashurinë dhe do merreni me të tjera gjëra që do ua mbushin ditën e do ju sjellin harmoni. Ju beqarët nuk do keni asgjë të jashtëzakonshme në jetën sentimentale, megjithatë nuk keni për të kaluar një dite të keqe. Në punë do keni vullnet të hekurt dhe ndonjëherë mund të tregoheni edhe agresivë për të arritur atë që doni. Çdo gjest i juaji do justifikohet. Në planin financiar situata mund t’iu ndërlikohet edhe më tepër nëse shpenzoni si të çmendur dhe nuk mendoni për të nesërmen.

Leave a Reply

Back to top button