Google ka ndërprerë shitjen e syzeve smart, që nuk kanë arritur përhapjen e shpresuar. E pas qoshes nis e shfaqet një prototip syzesh holografike, me markën e Microsoftit
Batutë për të tërhequr vëmendje apo ndryshim strategjie për Syzet Google? Nga mesi i janarit të kaluar Google ka ndërprerë shitjen e syzeve smart, duke shpallur njëkohësisht se “programi vazhdon në mënyra të ndryshme e që do të shohim versionet e ardhshme të syzeve kur të jenë gati”. Këto fjalë, pavarësisht se i drejtohen të ardhmes, përshkruajnë mirë edhe çfarë ka qënë e shkuara e një projekti që ka ditur të ndezë fantazinë e të dashuruarve pas aparateve të teknologjisë së lartë, por që ka qënë prezantuar në kohë dhe mënyra të diskutueshme. Paralelisht me entuziazmin e të apasionuarve, në fakt, kanë lindur menjëherë shumë ngatërresa për sa i përket disa aspekteve të kësaj teknologjie, në veçanti për ndërveprimet shoqërore: Kush dëshiron të bisedojë me një person që ka një fotokamerë përjetësisht të drejtuar nga ju? Përshtypja është që gabimi i fillimit ka qënë ai i pozicionimit të syzeve Google si një teknologji për masat. Janë shumë, përkundrazi, përdorimet profesionale që duken interesante e për të cilat kundërshtuesit e kësaj teknologjie janë më pak të rreptë: në praktikë, të gjithë ata zanate në të cilët profesionisti ka nevojë të marrë informacione ndërkohë që i ka duart e zëna duke bërë gjëra të tjera (mendoni për një kirurg ose për një pilot). Urojmë që projekti i ri i Google të ecë në këtë drejtim, ose sidoqoftë në një drejtim që di të vlerësojë potencialin e kësaj teknologjie.
Ndërkohë, të apasionuarit e syzeve futuriste mund të kthejnë vështrimin dhe shpresat drejt shtëpisë së Microsoftit, që kohët e fundit ka prezantuar një prototip syzesh holografike. Qasja është shumë e ndryshme në krahasim me syzet Google, duke nisur nga forma, relativisht e rëndë e që kështu imponon një përdorim të kufizuar, në shumë vende (s’ka syze holografike në një restorant, për të biseduar). Përshtypja është që Microsoft ka fokusuar më mirë potencialin e kësaj teknologjie. /Bota.al