Shkence

Cili planet, në rast se zhduket, do të ndikonte më shumë tek Toka?

Screen Shot 2016-07-06 at 08.43.59

Jupiteri, i cili ka një masë 3 herë se sa pesha e marrë së bashku e të gjithë planeteve të tjerë, dominon ndërveprimet gravitacionale brenda Sistemit tonë Diellor. Por edhe nëse ai do të zhduket papritmas, do të kishte shumë pak ndikim në lëvizjet e planeteve të tjera, të cilat janë të përcaktuara kryesisht nga graviteti i Diellit. Ndërkohë do të kishte ndryshime të vogla në orbitat e planeteve rreth Diellit, por vetëm kaq. Megjithatë, Jupiteri bën një punë të madhe duke gjurmuar dhe thithur objektet e vogla në Sistemin Diellor. Me zhdukjen e këtij planeti, efekti kryesor në Tokë do të ishte një rritje në normën e ndikimeve nga asteroidët dhe trupave të tjerë kozmikë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button