Horizonti.al

Cilindri i çuditshëm i Kirit, Mbretit të Persisë

Screen Shot 2016-06-08 at 09.19.22Në vitin 1879, arkeologu Hormuzd Rassam po kryente gërmime në Mesopotami, kur zbuloi një numër tabletash argjile që na ofruan një vështrim të pakrahasueshëm në botën e lashtë. Mes tyre ishte edhe Cilindri i Kirit, një dokument i shkruajtur në formë kuneiforme dhe që sipas disave, përfaqëson aktin më të lashtë për të drejtat e njeriut. Cilindri është krijuar rreth vitit 538 para Krishtit, pak kohë pasi Mbreti i Persisë Kiri i Madh pushtoi Babiloninë. Sipas cilindrit, Kiri përshkruhet si çlirimtar. Ai ishte zgjdhur prej perëndisë së Babilonisë Marduk, që të çlironte qytetin nga mbretërimi i Nabonidusit, i cili kishte prishur kultet e zotave dhe kishte skllavëruar popullin e tij përmes punës së detyruar.

Kiri hyri në qytet pa asnjë lloj luftimi, dhe populli i Babilonisë ia dorëzoi atij Nabonidusin dhe pranoi mbretërinë e Kirit. Më pas, cilindri është shkruajtur në vetën e parë për paraqitur një urdhëresë të Kirit. Ai shfuqizon punën e detyruar që kishte vendosur paraardhësi i tij dhe premton që të rikthejë njerëzit e dëbuar prej Nabonidusit, si dhe të rikthejë kultet dhe tempujt fetarë që më parë ndaloheshin.

Ndonëse Irani e njeh zyrtarisht Cilindrin e Kirit si një akt të të drejtave të njeriut, të tjerë pretendojnë se ishte një shpallje standarte që bëhej prej mbretërve të Mesopotamisë kur merrnin fronin. Pavarësisht kësaj, historianët e shohin si të parin dokument të shkruar që tregon si të udhëhiqet një shoqëri e vërtetë, me njerëz të besimeve dhe kombësive të ndryshme. Perandoria Akemenide e Kirit u bë perandoria më e madhe e historisë së lashtë, me një shtrirje nga Lugina e Indit në Pakistanin e sotëm, e deri në Ballkan në Europë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button