Në kompleksin e zyrave të hapur rishtazi, Epicenter, në qendër të Stokholmit, punonjësit nuk kanë me nevojë për pajime identifikimi ose kode kalimi për të hapur dyert.
Së fundmi një mikrocip është implantuar në dorën e tyre dhe ky mikrocip luan edhe rolin e këtyre pajimeve.
Frekuenca e identifikimit radio, ose cipi RFID është i përbërë nga xham pyrex dhe përmban një antenë dhe mikrocip, pa patur nevojë për bateri.
Ai i lejon mbajtësit të hapë dyer, të operojë një fotokopje ose të shikojë në detajet e kontakteve përmes një smartfoni.
Bashkë themeluesi dhe CEO i kompleksit të zyrave hi tech, e cila është edhe shtëpi e kompanive inovative qoftë të vogla apo të mëdha, Patrick Mesterton, thotë se është vendndodhja ideale për të testuar një teknologji të tillë.
Cipi është i një madhësie sa një kokrrize orizi, është pothuajse 12 milimetra në madhësi.
Vendoset përmes një shiringe dhe dërgon një kod RFID, kështu që është një pajisje identifikimi që mund të komunikojë me objektet rreth jush.
Kështu që, këtu ju mund të hapni dyert duke përdorur cipin tuaj, ju mund të bëni printime të sigurta nga printerët tonë me cipin tuaj por ju mundet gjithashtu të komunikoni me telefonin tuaj mobil duke dërguar kartën tuaj të biznesit ndaj individëve që ju takoni, shpjegon ai.
Teksa rangu i përfitimeve aktuale që cipi ofron është veçanërisht i limituar, prodhuesit e tij thonë se synimi është të eksplorojnë përdorimet e mundshme dhe për të parë se si shërbimet dhe produktet mund të zhvillohen përreth kësaj teknologjie.
Shpresohet, që në të ardhmen, punonjësit e pajisur me cipin do të jenë të aftë të blejnë ushqimin në kantinë sikurse gjithashtu të bëjnë edhe kontrolle shëndeti.
Disa nga zonat e përdorimit në të ardhmen, mendoj unë, sikurse në cdo gjë sot, ku ju duhet të përdorni një kod ose një karte ose një celës, madje edhe në zona pagese.
Unë mendoj, gjithashtu, për arsye të kujdesit shëndetësor, se ju mund të komunikoni me doktorin tuaj dhe ju mund të merrni të dhëna mbi çfarë hani dhe mbi gjëndjen tuaj fizike, thotë Patrick Mesterton.
Sigurisht, që vendosja e cipit është tërësisht vullnetare dhe sipas prodhuesve të tij, tërësisht i sigurtë.
Por, nje çështje e tille ngre shqetësime mes grupeve të lirisë civile, të cilët shqetësohen se një teknologji e tillë nuk është e siguruar nga hakerët dhe mund të përdoret pa patur miratimin e përdoruesit për të gjurmuar vendndodhjen e tij dhe për të patur akses në informacione private.