Magazine

Ç’janë “Idet” e Marsit?

Ju mund të keni dëgjuar frazën “ruhuni nga Idet e marsit”, por çfarë është një ide dhe çfarë ka për t’u frikësuar?  

Ides është në fakt një ditë që vjen çdo muaj, jo vetëm në mars – të paktën sipas kalendarit të lashtë romak. Romakët e gjurmonin kohën shumë më ndryshe nga ne sot, me muaj të ndarë në grupe ditësh të numëruara përpara disa ditëve të emërtuara: Kalendët në fillim të muajit, Idet në mes dhe None midis tyre.  

Në një muaj me 31-ditë si marsi, Kalendët ishin dita 1, me ditët 2–6 që llogariteshin thjesht si “përpara Nones-ve”. Nones-et binin në ditën e 7-të, me datat 8–14 “përpara Ides” dhe data 15 si Ide. Më pas ditët numëroheshin si “përpara Kalendëve” të muajit të ardhshëm. Në muajt më të shkurtër këto ditë zhvendoseshin në përputhje me rrethanat.

Megjithatë, me siguri keni dëgjuar për Idet e marsit, sepse është dita kur u vra shtetari romak Jul Çezari. Fjalët e pavdekshme “Kujdes nga Idet e marsit” janë shqiptuar tek tragjedia “Jul Çezari” e William Shakespeare, nga një fallxhore.  

Gjëra të tjera të këqija kanë ndodhur më 15 mars, sigurisht, por ndoshta nuk ka asnjë arsye për t’u merakosur për Idet e marsit më shumë se Idet e çdo muaji tjetër. / bota.al

Back to top button