Analiza

Clinton: Putin mund të jetë i rrezikshëm

hillary putinIsh-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, e cila sot në Berlin prezanton librin e vet “Zgjedhjet e vështira”, ka deklaruar se Vladimir Putin mund të jetë i rrezikshëm. “Mendoj se ai mund të jetë i rrezikshëm. Njeriu si Putin gjithmonë shkon te kufiri”, ka thënë Clinton dhe ka tërhequr vërejtjen se tani është e nevojshme një porosi e qartë për shefin e Kremlinit. Clinton konsideron se agresioni i fundit i Putinit në Ukrainë duhet të marrë përgjigje në një reagim të përbashkët të Perëndimit. “Ne nuk mund të lejojmë që një udhëheqës politik pas Luftës së Dytë Botërore sërish të bëjë kufij të Europës”, ka thënë Clinton dhe ka shtuar se shumica e ukrainasve dëshiron të jetojë në shtetin e pavarur që është urë ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë. Clinton ka theksuar se sidomos të rinjtë duan të jenë të lidhur me Europën.

Leave a Reply

Back to top button