Enciklopedike

Çmenduritë e Olimpiadës së 1904-ës. I pari përshkoi 11 km me makinë, i dyti kish pirë helm miu

Olimpiada është një ngjarje sportive e madhe që sot është e rregulluar në mënyrë strikte, por s’ka qenë përherë kështu. Në vitin 1904, konkurrentët shkuan më larg se mund ta imagjinoni. Fituesi i maratonës atë vit ishte Fred Lorz. Ai arriti të përfundojë garën me një kohë prej 3 orësh dhe 13 minutash. Megjithëse ai ishte i pari që kalonte vijën e finishit, Lorzit iu hoq medalja, pasi spektatorët raportuan që e kishin parë të udhëtonte me makinë gjatë garës. Ai u ndalua për jetë nga Unioni Amator i Atletëve. Personi që arriti i dyti, Thomas Hicks, e përfundoi garën rreth 15 minuta pas Lorzit. Hicks nuk mashtroi sipas standardeve të kohës, por u zbulua se kishte marrë doza striknine për të ruajtur energjinë. Sot, striknina përdoret si pesticid, si dhe për të vrarë minjtë dhe zogjtë. Nëse Hicks do ta provonte sot, ai do të skualifikohej. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button