Shkence

Çmimet “Anti – Nobel për vitin 2016

screen-shot-2016-09-29-at-15-34-07RevistaAnnals of Improbable Research” publikoi çmimet Ig Nobel të njohura ndryshe si çmimet anti Nobel dhe janë kërkime shkencore shumë absurde, të këndshme dhe kurioze të vitit.

Çmimi Ig Nobel për Riprodhimin. Këtë çmim e mori egjiptiani Ahmed Shafik, për efektin që kanë të veshurit e pantallonave poliestër, pambuku apo e leshi mbi jetën seksuale tek minjtë. Më pas eksperimenti u provua edhe teknjerëzit. Rezultati tregopi se minjtë që mbanin poliestër kishin aftësi më të reduktuara të aktivitetit seksual, ndoshta nga pllakat elektrostatike të provokuara nga materiali.

IG Nobel për Ekonominë. Ky çmim i shkoi hulumtimit mbi personalitetin e gurëve në lidhje me ekonominë. Shkencëtarët Mark Avis, Sarah Forbes dhe Shelagh Ferguson vlerësuan se si perceptohej personaliteti i gurëve nga një këndvështrim komercial dhe nga marketingu. Gurët e ndryshëm ishin të lidhur me një seri karakteristikash të tipit si kënaqësi ose rini. Pa dyshim që gurët me tipare si “e re dhe femër” ishin më të shquarat.

IG Nobel për Fizikën. Iu dha shkencëtarëve Gábor Horváth, Miklós Blahó, György Kriska, Ramón Hegedüs, Balázs Gerics, Róbert Farkas, Susanne Åkesson, Péter Malik dhe Hansruedi Ëildermuth për zbulimin se kuajt e bardhë tërheqin më shumë mizat se kuajt me ngjyra të tjera dhe pse pilivesat tërhiqen më shumë nga gurët e zinj të varreve. Ky studim interesant tregoi se polarizimi i dritës është përgjegjës për një incidencë më të ulët të pickimeve të mizave tek kuajt e bardhë dhe për të njëjtin motiv se pse pilivesat tërhiqen nga gurët e zinj të varreve.

IG Nobel për Kiminë.

Praktikat e këqija të Volsvagenit kanë marrë një çmim Ig Nobel pë të zgjidhur problemin e emetimeve kontaminuese të makinave në mënyrë automatike, për të prodhuar në mënyrë elektromekanike më pak emetime sa herë eksperimentojnë makinat. Kjo s’ka asgjë të këndshme nëse mendojmë për pasojat.

Ig Nobel për Mjeksinë. Ky çmim iu dha shkencëtarëve Christoph Helmchen, Carina Palzer, Thomas Münte, Silke Anders dhe Andreas Sprenge për zbulimin se nëse je pickuar në anën e majtë të trupit egziston një formë shumë e këndshme për ta lehtësuar duke u parë në pasqyrë dhe duke u kruajtur anën e djathtë të trupit dhe anasjelltas. E keni provuar ndonjëherë?

Ig Nobel për Biologjinë. Iu dha dy shkencëtarëve britanikë Charles Foster dhe Thomas Thwaites. Fosterit iu dha për jetesën në mënyrë të egër si një vjedull, një vidër, dre, një dhelpër, një zog. Thëaites iu dha për zgjatimet e protezave të ekstremiteteve të tij që i lejuan të ecte si një dhi dhe që i kaloi pushimet në shoqërinë e dhive të malit.

Ig Nobel për psikologjinë. Këtë çmim e mori një ekip intenacional humultuesish që pyeti 1000 gënjështaë kur gënjenin dhe duhej të vendosnin nëse duhej tu besonin apo jo. Rezultati ishte se njerëzit gënjejnë më shumë në adoleshencë dhe si të rritur e bëjnë një ose dy hërë në ditë. Hulumtuesit e morën parasysh edhe faktin që gënjeshtarët mund të kishin gënjyer gjatë gjithë kohës.

Ig Nobel i Paqes. Iu dorëzua shkencëtarëve Gordon Pennycook, James Allan Cheyne, Nathaniel Barr, Derek Koehler dhe Jonathan Fugelsang për studimin e titulluar “Mbi pranimin, zbulimin e ideve idiote pseudo të thella” që hedh dritë mbi mënyrën sesi idetë jo të arsyeshme të mbushura me fjalë boshe, pa thelb, por shumë në modë ndikojnë mbi publikun. Sipas autorëve këto lloj idesh hyjnë bindshëm tek personat më pak inteligjentë dhe ka të ngjarë që këta persona të kenë besime fetare dhe paranormale.

Ig Nobel për Letërsinë. Këtë vit nuk u shpërdorua ky çmim. E mori shkencëtari Fredrik Sjöberg për veprën e tij autobiografike me tre volume mbi kënaqësinë e thellë që të jep mbledhja e mizave të ngordhura si dhe atyre të gjalla. Tufa mizash që krijuan shumë rreshta.

Ig Nobel për Perceptimin. E morën Atsuki Higashiyama y Kohei Adachi për studimin nëse gjërat shihen ndryshe kur përkulesh dhe sheh përmes këmbëve. Në fakt nuk ka të krahasuar.

Leave a Reply

Back to top button