Shkence

Cunam? Jo! Tërmet? Jo! Ja se si të vret në të vërtetë një asteroid

Nuk do të jetë një cunam. As një tërmet. Madje as përplasja shkatërruese e shkëmbit hapësinor. Jo, nëse një asteroid ju vret, erërat që shpërthejnë dhe valët e goditjes nga rënia dhe zbërthimi në atmosferë i shkëmbinjve hapësinorë, ka shumë të ngjarë të jetë fajtori. Kjo është një nga konkluzionet e një përpjekje të kohëve të fundit, për realizimin e simulimit kompjuterik që studioi rreziqet e vdekjes së më shumë se një milion impakteve të mundshme asteroidale.

Në një skenar ekstrem, në një simul me një shkëmb hapësinor 200 metra i gjerë në hapësirë, që lëvizte me shpejtësi 20 kilometra në sekondë, “goditi” Londrën, duke vrarë më shumë se 8.7 milionë njerëz. Pothuajse tre të katërtat e vdekshmërisë në skenarin ekstrem u shkaktua nga erërat dhe valët e tronditjes, raportojnë shkencëtari planetar Clemens Rumpf dhe kolegët e tij.

Në një raport të veçantë, studiuesit simuluan me 1.2 milion asteroidë potencialë deri në 400 metra të gjerë, përgjatë gjithë globit. Erërat dhe valët e shokut shkaktuan rreth 60 përqind të vdekjeve të përgjithshme nga të gjithë asteroidet. Cunamet e gjeneruar nga impaktet, të cilat shumë studime të mëparshme sugjeruan të jenë vrasësi më i lartë, shkaktojnë vetëm një të pestën e vdekjeve, raportojnë Rumpf dhe kolegët. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button