Shkence

Cyborg-ët: A mos ndoshta janë tashmë mes nesh?

Gjysmë-makinë, gjysëm njeri. Një binom që po bëhet gjithnjë e më i mundur. Por çfarë e shtyn qenien njerëzore të fusë pajisje teknologjike në trupin e vet?

CyborgNë përgjithësi, kur dëgjojmë fjalën Cyborg, menjëherë mendojmë personazhet e pafundme në filmat e fantashkencës, si Terminatori i famshëm. Në të vërtetë, sot kushdo prej nesh mund të  jetë një Cyborg! Ose më mirë, mos u keqkuptoni, teknologjia e sotme është në gjendje të instalojë pajisjet teknologjike brenda trupit të njerëzve. Pajisjet që e bëjnë një qenie njerëzore një Cyborg mund të jenë të shumta, të tilla si artikulacione artificiale, që lejojnë individin të kompensojë një paaftësi ose të ripërdorë organet e dobësuara apo jofunksionuese. Këto sisteme të veçanta teknologjike kanë filluar të kenë përdorim të përditshëm. Në fakt, në ditët e sotme egzistojnë edhe neuro-protezat, të cilat mund edhe të kontrollohen nga truri. Personi i ka goditur nga paraliza, në sajë të këtij sistemi inovativ,  është në gjendje të afrojë njërin krah elektrik në gojën e tij. Kjo është e mundur në sajë të një chip-i të vendosur në tru, i cili lejon të aktivizohen impulset nervore, në mënyrë që krahu robotik të funksionojë, duke e kthyer subjektin në një cyborg të vërtetë.
Në ditët e sotme me këto teknologji të reja, shkenca do të jetë në gjendje edhe të bëjë një individ krejtësisht prej “çeliku”, një Cyborg në gjithçka e për gjithçka .
Megjithatë lind një pyetje spontane: a mundemi të vazhdojmë ta quajmë qenie njerëzore?
Ekziston një shoqatë: “Cyborgs e.V.” e cila numëron në mesin e radhëve të veta individë të gatshëm për të ndryshuar trupin dhe organet e tyre, jo vetëm për arsye shëndetësore. Në fakt, këto subjekte do të ishin të gatshëm për t’u transformuar në cyborg-ë të vërtetë, për të fuqizuar trupin e tyre. Kjo shoqatë do me të vërtetë të arrijë të modifikojë trupin e njerëzve, duke forcuar funksionet e tyre normale. Projekti që Cyborgs e .V. dëshiron të realizojë nuk është asgjë më shumë sesa auto-optimizimi i trupit, me ndihmën e instalimeve teknologjike. Deri më sot, megjithatë, ka ende shumë përparime për t’u bërë në sektorin teknologjik, për të arritur në krijimin e cyborg-ut të parë të realizuar tërësisht në laborator, pa ndihmën e ndonjë qenieje njerëzore. Por ajo që ne mund të themi me siguri, është se epoka e cyborg-ëve ka filluar zyrtarisht; dhe ne të gjithë jemi dalëngadalë duke u bërë pjesë.
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button