Bota

Nga Madridi në Paris, “vija” e gjatë e gjakut në Europë

Screen Shot 2016-03-22 at 22.13.37

E përbashkët është prapavija islamiste. Dhe vrasja e dhjetëra, shpesh herë qindra personave. Ndoshta fajtorë vetëm se gjendeshin në një mjet publik transporti në orën e sulmit. Ja rrëfimi i gjatë i sulmeve që kanë goditur kontinentin e vjetër, nga 2004 deri sot

Brukseli është i fundit, por nga Madridi në Londër, nga KOpenhageni në Paris, janë tashmë të shumtë kryeqytetet europiane në kronikat e terrorit. Teatro të një serie të gjatë atentatesh të integralizmit islamik.

MADRIDI

Sulmi më i përgjakshëm ishte ai që u krye në Spanjë. Në Madrid, bomba të vendosura nga islamikët, në 11 mars 2004, shkaktuan 192 të vdekur dhe më shumë se 2000 të plagosur, në binarët e trenave rajonalë të stacioneve të Atochas, El pozos, Santa Eugenias. Mbahen mend edhe me formulën 11-M ose M-11, si krahasim edhe me 11/9 të Kullave Binjake në Nju Jork 2001. 

LONDRA
Pak më shumë se një vit më vonë i erdhi radha Londrës, në 7 korrik 2005. 52 vetë gjejnë vdekjen në katër atentate kamikazë, që goditën në orën e pikut, tre stacione të ndryshëm të metrosë dhe një autobus. Al Kaeda mori përsipër sulmet, duke shtuar se ishin përgjigje ndaj përfshirjes britanike në Irak dhe Afganistan. Në 21 korrik pasojnë edhe katër shpërthime të tjera në metro dhe një në autobus, por janë vetëm detonatorë e nuk ka viktima.

BRUKSELI

Një vit më vonë, një atentat antisemit: katër të vdekur në muzeun hebraik të Brukselit. I vrau me kallashnikov një ish ushtarak francez i lidhur me ISIS.

CHARLIE HEBDO

Mbërrihet në 2015-ën, në 7 janar dhe në sulmin parizien – 12 të vdekur dhe 11 të plagosur – gjatë sulmit në selinë e të përjavshmes satirike Charlie Hebdo. Një gazetë e vënë në shënjestër se ka botuar karikatura të gjykuara blasfemi: para sulmeve në Paris në 13 nëntor, kishte hyrë në histori si sulmi terrorist me numrin më të madh të viktimave në Francë, pas atij të vitit 1961 gjatë luftës në Algjeri (28 të vdekur). Atentati u mor përsipër nga al Kaeda në Gadishullin Arabik, dega jemenite e organizatës. Në 9 janar, një bashkëpunëtor i atentatorëve mbyllet në një supermerkatë në Porte de Vincennes, duke vrarë katër vetë.

KOPENHAGEN

Me kontinentin ende të tronditur nga ajo gjakderdhje, goditet në pasditen e 14 shkurtit një tjetër kryeqytet i lirisë fetare dhe të shprehjes. Në Kopenhagen, një atentator vret një civil dhe plagos tre policë gjatë një konference në të cilën kujtohej fetvaja iraniane kundër Salman Rushdies dhe blasfemia e supozuar e tij. Një natë më vonë, një tjetër sulm në sinagogën e madhe të kryeqytetit danez, ku po zhvillohej një ceremoni hebraike: një element i komunitet hebraik 37 vjec plagoset për vdekje.

PARISI

Në 13 nëntor 2015, kryeqyteti francez zhytet në terror. Një sulm në Bataclan, salla e koncerteve në lagjen XI, jo shumë larg prej redaksisë së Charlie Hebdo. Goditje kallashnikovi në një restorant dhe në një bar në lagjen X. Granata përreth Stade de France në periferinë e kryeqytetit francez, ku po zhvillohej ndeshja miqësore Francë-Gjermani. Të shtëna në Beaumarchais dhe në dy rrugë të tjera. Dhjetë ishin pjesëtarët e komandos. Mes tyre, i vetmi i mbijetuar, kamikazi hezitues: Salah Abdeslam. Eshtë ai që u kap gjatë blicit të policisë të premten e kaluar në Molenbeek – fija lidhëse mes Parisit dhe ati që tronditi sot Brukselin./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button