Shkence

Da Vinçi i ardhshëm? Gjeniu i matematikës përdor formula, për të krijuar vepra fantastike arti

Screen Shot 2015-10-04 at 09.41.39

Nëse (cos(6πk/2000)-i cos(12πk/2000))e^(3πi/4) nuk do të thotë asgjë për ju, atëherë jeni si gjithë të tjerët. Normal.

Herën e fundit që “cos”-in e ke dëgjuar, ka qenë ishte gjatë matematikës së shkollës së mesme – kur mësuesi donte të thoshte “kosinus,” një funksion trigonometrik… i një lloji të veçantë.

Por studenti 25 vjeçar Iranian, Hamid Naderi Yeganeh, Ii cili e përdor kosinusin si pjesë të jetës së përditshme – normal, çfarë tjetër do të prisje nga një i diplomuar për matematikë dhe fitues i çmimit të Olimpiadës së Matematikës.

Ky imazh është një zog në fluturim. Tregon 500 vija segmentesh. Për secilin i=1,2,3,…,500 pikat fundore të i-së vijë segmenti janë: ((3/2)(sin((2πi/500)+(π/3)))^7, (1/4)(cos(6πi/500))^2) and ((1/5)sin((6πi/500)+(π/5)), (-2/3)(sin((2πi/500)-(π/3)))^2).

Ajo çfarë mund të ishte befasuese, është se formula e Yeganeh, (cos(6πk/2000)-i cos(12πk/2000))e^(3πi/4), vepron si pena dhe boja e tij. Ai i përdor formula si këto, të kombinuara me programe kompjuteri, për të krijuar vepra arti matematikore të stërholluara dhe fantastike.

Kur i jepen vlera të ndryshme numerike ekuacionit më sipër, rezulatet përfundimtare mundet të përfaqësojnë piktura të një zogu në fluturim. “Imazhet (që unë bëj) karakterizohen nga koncepte matematikore bazë. Në fillim, unë përdor formula të zbërthyeshme për të krijuar shumë imazhe të ndryshme. Pastaj, unë zgjedh rezultatet më të mira”, shpjegon Yeganeh.

Zogu në fluturim nga Yeganeh është krijuar duke kombinuar dhjetra-mijra imazhe kompjuterike. Ky diagram tregon imazhin në zhvillim, ndërsa vlera të ndryshme numerike i jepen formulës.

Yeganeh filloi të studionte matematikë në Universitetin e Qom në Iran në 2012-ën. Në të njëjtën kohë, ai zhvilloi dashurinë për artin. “Në fillim unë isha i interesuar në forma të bukura simetrike. Kështu, që fillova të krijoja figura matematike, duke përdorur funksione trigonometrike për të përcaktuar pikat fundore të vijave të segmenteve. Pas ca kohe, kuptova se mund të gjeja forma interesante, të cilat dukeshin si gjëra nga jeta e vërtetë, të tilla si kafshët”.

Lidhjet Historike midis matematikës dhe artit

Matematika dhe Arti kanë kohë që janë lidhur me njëra tjetrën. Artistët në Greqinë e Lashtë përdorën koncepte të tilla si raporti dhe simetria, për të gdhendur formën njerëzore. Ky është një shembull i mozaikëve të Yeganehut, duke përsëritur dy shumëkëndësha.

Puna e Leonardo Da Vinci-t ishte influencuar shumë nga matematika. Njeriu Vitruvian, është një ilustrim i bazuar në shkrimet e arkitektit Romak Vitruvius, duke kërkuar të kapte raportet ekzakte të trupit njerëzor. Në vendlindjen e tij Iran, Yeganeh tregon për pllakat Iraniane si një shembull i mirë i përdorimit të mozaikëve, ose përsëritja e modeleve si shumëkëndëshat. Ai aplikon të njëjtin koncept, në punën e tij.

Puna e Yeganehut me rrathë dhe me vija segmentesh është duke u zgjeruar për të përfshirë teknika vizatimore. Përtej kësaj, ai është duke filluar të mendojë në 3 dimensione, duke krijuar skulptura fraktale. “Fuqia e matematikës është e pakufizuar. Ka një numër infinit veprash të mëdha të cilat ne mund t’i krijojmë”, thotë ai./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button