Your Life

Dallimi mes njerëzve të suksesshëm dhe njerëzve SHUME të suksesshëm

Greg McKeown*

Dallimi

Një renditje e disa miteve për suksesin, por që në fakt na pengojnë të bëhemi SHUME të suksesshëm.

Miti 1: Njerëzit e suksesshëm thonë: “Nëse mund të përshtatem, duhet të përshtatem”.

E vërteta: Njerëzit SHUME të suksesshëm janë selektivë deri në absurd.

Warren Buffet ka thënë një herë: “Dallimi mes njerëzve të suksesshëm dhe njerëzve shumë të suksesshëm, është se këta të fundit thonë JO për pothuajse gjithcka”.

Kjo do të thotë që “jo thjeshtë të thuash JO ashtu, kuturu, por që të eleminosh qëllimisht, dhe strategjikisht gjërat jothelbësore. Jo thjeshtë një herë në vit, si pjesë e një takimi të planifikuar, por duke reduktuar në mënyrë konstante, duke u fokusuar, duke thjeshtësuar. Jo thjeshtë të heqësh qafe ato gjëra që dukshëm të harxhojnë kohën, por të jesh gati që të heqësh dorë edhe nga shanse që mund të jenë shumë të mirë. Pak vetë duken që të kenë kurajën të jetojnë me këtë parim, gjë që është një prej elementëve që dallon njerëzit dhe organizatat e suksesshme, nga ato SHUME të suksesshme.

Miti 2: Njerëzit e suksesshëm flejnë katër orë gjatë natës.

E vërteta: Njerëzit SHUME të suksesshëm pushojnë shumë, me qëllim që kur u duhet, të jenë në kulmin e performancës.

Në studimin e K. Anders Ericsson, që kishte si objekt violinistët dhe që u bë shumë popullor prej Malcolm Gladwellit si “rregulli i 10 mijë orëshit”, Andersi zbuloi që violinistët më të mirë shpenzojnë më shumë kohë duke u praktikuar se sa ata që janë thjeshtë studentë të mirë. Ajo që dihet më pak, është se faktori i dytë më i rëndësishëm që dallon violinistët më të mirë nga ata thjeshtë të mirë, është në fakt gjumi. Violinistët më të mirë flinin 8.6 orë për cdo 24 orë.

Miti 3: Njerëzit e suksesshëm mendojnë që të luash është humbje kohe.

E vërteta: Njerëzit SHUME të suksesshëm e konsiderojnë lojën si thelbësore për kreativitetin.

Mendoni për Sir Ken Robinson, i cili e ka shndërruar studimin e kreativitetit në shkolla si veprën e jetës së tij. Ai ka vërejtur se në vend që ta nxisin kreativitetin përmes lojës, shkollat në fakt e vrasin atë: “Ia kemi shitur veten një modeli edukimi të fast-foodit, dhe kjo po e varfëron shpirtin dhe energjitë tona, po aq sa fast foodi po na dobëson fizikisht trupat tanë. Imagjinata është burimi i cdo forme të arritjeve njerëzore.

Miti 4: Njerëzit e suksesshëm janë ata që kërcejnë të parët për të dhënë një përgjigje.

E vërteta: Njerëzit shumë të suksesshëm janë DEGJUES të fuqishëm.

Sic thotë ajo shprehja, njerëzit që flasin më shumë nuk kanë më shumë për të thënë. Dëgjuesit e fuqishëm janë ata që përthithin të vërtetën. Janë ata që kapin sinjalin tek tingulli. Ata dëgjojnë atë që nuk po thuhet.

Miti 5: Njerëzit e suksesshëm fokusohen në atë që po bën konkurrenca.

E vërteta: Njerëzit SHUME të suksesshëm fokusohen në atë që munden të bëjnë më mirë.

Traineri që ka fituar më shumë në Amerikë është Larry Gelwix, ish shefi i ekipit të regbisë të Highland High School. Ekipi i tij ka fituar 418 ndeshje dhe ka vetëm 10 humbje në 36 vite. Një nga pyetjet me të cilat ai sfidon lojtarët e tij është: “Cfarë është e rëndësishme tani?” Ai nuk do që ekipi i tij të shpërqëndrohet me atë cfarë bëjnë ekipet e tjerë. Ai u kërkonte gjithmonë të bënin lojën e tyre.

Javën që kaloi, bëra një vizitë në Librarinë Presidenciale Kennedy në Boston. Një prej citimeve atje më tërhoqi vëmendjen. John F. Kennedy ka thënë: “Shpesh herë, armiku i vërtetë i të vërtetës nuk është gënjeshtra, e qëllimshme, e pandershme, por miti, legjenda, e vazhdueshme, bindëse, jorealiste”.

Miti është i lartësuar në kulturën moderne: është dikush që është i aftë, që ka energji dhe dëshiron të fitojë e të bëhet popullor. Ata janë shpërblyer për shkak të gatishmërisë së tyre për të marrë gjithcka, për t’u përshtatur me gjithcka dhe për të bërë gjërat që të ndodhin. Ata besojnë që të bësh më shumë, është më mirë se sa të bësh më pak. Këtë lloj personi unë e quaj “joesencialist”.

Megjithatë, ka një hero të ri në historinë tonë. Ajo pyet, “cfarë është esenciale” dhe është e gatshme të eleminojë gjithcka tjetër. Ai u thotë jo veprimtarive më pak të rëndësishme, me qëllim që t’u kushtohen gjërave që kanë vërtetë rëndësi. Eshtë një rrugë që kërkon kurajë. Mund të kërkojë të bësh shkëmbimin mes popullaritetit afatshkurtër dhe respektit afatgjatë. Të con në një ndjesi më të madhe kontrolli, e madje edhe gëzimi. Dhe mbi të gjitha, është pikërisht ky dallimi mes të suksesshmëve dhe SHUME të suksesshmëve.

* Autor i “Esencializmi: Të kërkosh “më pak”, në mënyrë të disiplinuar”

Leave a Reply

Back to top button