Psikologji

Danimarka është një nga vendet më të lumtur në botë. Sekretin e saj e shpjegon një eksplorator

Në Raportin e Lumturisë Botërore 2017, Danimarka është renditur e dyta (në vend të parë është Norvegjia).

Dan Buettner, eksplorator i National Geographic, shpjegon arsyen përse.

Politikat sociale të qeverisë janë vetëm njëra pjesë e arsyes.

“Unë mendoj se shumica e historive që thuhen për lumturinë e danezëve janë të gabuara”, thotë Buettner.

“E para ishte kjo: danezët janë të lumtur sepse kanë pak pritshmëri. Asgjë nuk mund të jetë më larg të vërtetës. Çdo danez, që në momentin kur lind, pret një sistem shëndetësor falas, arsim falas. Kur shkojnë në universitet, presin që të paguhen sepse shkojnë në shkollë. Dhe nëse lindin fëmijë presin një leje prindërore prej dhjetë muajsh, të paguar plotësisht, për nënën dhe për babanë. Dhe presin që të dalin në pension në mënyrë absolutisht të sigurt.

Janë pritshmëri të mëdha”.

Më tej, eksploratori vazhdon:

“Unë mendoj se, duke qenë që qeveria kujdeset për të gjithë nevojat, asgjë nuk mund të shkojë shumë keq në jetën e tyre, mund të ndjekin lirisht punën që kënaq tërësisht pasionet e tyre. Në të vërtetë, në Danimarkë ambicia nuk është kaq shumë e lartësuar. Për këtë arsye njerëzit nuk bëjnë një jetë plot ethe, nuk blejnë gjithmonë rroba dhe makina të reja, dhe nuk kërkojnë që të barazohen me fqinjët. Kjo u jep atyre më shumë kohë që t’i dedikohen interesave të tyre.

Ky është një vend ku njerëzit janë të aftë në arkitekturë, krijojnë restorantet më të mirë në botë dhe arredimin më të mirë të shtëpive. Janë punë ku mund ta përdorësh talentin në mënyrë optimale, dhe ku koha mund të zhduket pa zhurmë.

Kur flitet për lumturi, besoj se shpesh herë e kuptojmë atë si arritjen e gëzimit. Në të vërtetë, pjesa më e konsiderueshme e lumturisë konsiston në hedhjen tutje të gjërave stresuese në jetën tuaj të përditshme.

Për këtë arsye ideja e të paturit të një sistemi shëndetësor të mbuluar, arsimi të mbuluar, një pensioni të sigurtë, është shumë e vlefshme”. / Burimi: Business Insider – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button