Your Life

Dashuria e jetës tënde? Je ti vetë!

“Të duash veten është fillimi i një historie dashurie që zgjat gjithë jetën”, shkruante Oskar Uajlld dhe të gjithë duhet të ndjekim këshillat e tij, duke filluar që tani. Në këtë botë ka vetëm një person me të cilin do të merreni me çdo sekondë të jetës tuaj, 7 ditë në javë, 24 orë në ditë, dhe ai person jeni ju: mësoni të doni veten tuaj.

Të duash veten nuk është aspak një akt egoizmi, por një gjest i dobishëm dhe natyror që rrjedh nga pranimi i plotë i çdo aspekti të vetes, pozitiv apo negativ qoftë. Një dashuri e pakushtëzuar që, për pasojë, na ndihmon të duam tjetrin, të ndajmë gjëra dhe të japim liri të plotë, pa asnjë kufi.

Të duash trupin tënd është hapi i parë për ta dashur veten. Mjaft e kritikuat, duke e krahasuar veten me modelet e imponuara nga shoqëria, të gjithë janë unikë dhe të ndryshëm. Mësoni të doni çdo pëllëmbë të trupit tuaj. Ju nuk keni nevojë të përballeni me veten, i vetmi person në krahasim me të cilin duhet të jeni çdo ditë e më të mirë, jeni ju vetë.

Pranoje veten si je, pa dashur të jesh perfekte me çdo kusht. Me pikat tuaja të forta dhe kufizimet tuaja. Dashuria është energji që jepet pa kërkuar asgjë në këmbim: ajo fillon me ju dhe vetëm me ju.

Mësoni të njihni emocionet tuaja dhe t’i pranoni ato, do t’ju ndihmojnë të jetoni më qetësisht.

Njohja e mendjes suaj është thelbësore për rritjen tuaj personale. Eshtë aleati juaj, mos lejoni që të bojkotoni veten tuaj.

Gjatë jetës sonë do të takojmë miliona njerëz, por i vetmi person që do keni me vete gjatë gjithë udhëtimit të jetës, jeni vetë ju. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button