Your Life

Dashuria e një nëne dhe një babai mund të jetë e ndryshme, por asnjëra nuk është më inferiore se tjetra

Father Hands Child Young Mother Baby Love Family

Disa njerëz mendojnë se nuk mund të barazohet dashuria që ndjen një nënë për djalin e saj, me dashurinë që mund të ndiejë babai për djalin e tij. Thonë se jeta e një femre ndryshon, trupi i saj ndryshon për t’i lënë mundësi rritjes së një fëmije. Dashuria e një nëne dhe një babai mund të jetë e ndryshme, por asnjëra nuk është më inferiore se tjetra. Shumë pak persona e kuptojnë se edhe trupi i një mashkulli ndryshon, mendja e tij nuk është më e njëjta.

Vërtet që nëna mund t’i përkushtohet 24 orë rritjes së fëmijës, por edhe babai i përkushtohet me mish e me shpirt të dyve për t’i ndihmuar të ecin në jetë e për të mos i munguar asgjë. Të jesh baba do të thotë të kesh të njëjtin objektiv, sikurse një nënë. Nëna mund të kujdeset tejmase për fëmijët, por babai kujdeset për të gjithë familjen. Familja është dashuri dhe punë si një skuadër, në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë.

Të jesh baba do të thotë të jesh dyfish i vëmendshëm për nevojat që ka shtëpia, për nevojat që ka çdo anëtar i familjes dhe të mendosh ditë e natë për t’i plotësuar të gjitha kushtet që mungojnë. Të jesh baba do të thotë që të sigurohesh që gjithçka të shkojë mirë, dhe kur ka probleme, të përgjigjesh për fëmijët dhe për bashkëshorten.

Të jesh baba do të thotë të mendohesh mirë për çdo ditë, nëse ke dhënë maksimumin tënd në rolin si prind, si bashkëshort, si mik, si koleg, njësoj sikurse e bëjnë edhe nënat. Dashuria e të dyve për fëmijët mund të jetë e ndryshme, por është njësoj e fortë dhe nuk mund të krahasohet. Sigurisht që fëmijët mund të ndjehen më të afërt me mamanë, ose me babanë e tyre, por dashuria që marrin prej të dyve është njësoj e fortë.

Back to top button