Your Life

Dashuria e pafund e nënës për fëmijën. Më e madhja e të gjithave

Shembulli i një 98-vjeçareje që shkon përditë të kujdeset për të birin, të lë pa fjalë. Frymëzues…

Gjatë jetës ne përjetojmë forma të ndryshme dashurie, por asnjëra nuk është e ngjashme me atë të nënës për fëmijën e vet. Me siguri edhe ju keni pasur, ose vazhdoni të keni lidhje të forta shpirtërore me mamatë tuaja. Ato janë të vetmet që na kujtojnë përditë me telefonata, kur jemi larg tyre. Na këshillojnë, sado të rritur të jemi. Na duan pamasë, madje shpesh më shumë nga sa e duam veten tonë.

Këto dhe shumë të tjera janë arsyet se pse Ada Keating, një 98 vjeçare nga Liverpooli, që prej një viti, ka vendosur të jetojë në shtëpinë e djalit të saj, Tomit, i cili ishte krejtësisht i vetmuar në rezidencën e tij. Ata janë bashkë që prej një viti dhe Ada shprehet “Unë i them Tomit “Natën e mirë” dhe “Mirëmëngjes” në dhomën e tij. Kur unë vonohem pak tek parukieria me shërbyesen, ai më kërkon. Nuk pushon së i rëni telefonit, sepse shqetësohet për mua dhe kur unë kthehem në shtëpi, ai më pret me krahët hapur, gati për të më dhënë një përqafim të fortë”.

Ajo shprehet se asnjë nënë nuk rresht së qenuri një nënë për fëmijën e vetë. “Sado keq t’i ketë marrëdhëniet me vajzën apo me djalin, zemra e mamasë gjithmonë është e gatshme të falë”, thotë Ada Keating.

Ndërkohë djali i saj, Tomi, tashmë 80 vjeç, shprehet “Ajo sillet kaq mirë me mua. Ndonjëherë edhe më qorton duke më thënë “Sillu mirë!”, por unë e dua njësoj si vite më parë, kur ishim të dy të rinj”.

Njerëzit e afërm me ta i vizitojnë shpeh dhe shprehen se Tomi dhe Ada janë shumë të lumtur që jetojnë bashkë. Kjo është një provë më shumë për dashurinë e pafund të nënës për fëmijën e vetë. / Fatjon Xhafaj – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button