Zodiak

Dashuria, karriera, paratë dhe fati: Horoskopi i PESHORES për vitin 2020

Mbani zemrat lart lart dhe mos lejoni që besimi të humbasë shkëlqimin! Ndoshta do të duhet të përballeni me disa probleme, siç parashikohet nga tranzitet disonante të Jupiterit, Saturnit dhe Plutonit, të gjitha në Bricjap.

Por këto janë pengesa me të cilat do të përballeni, të cilat do t’i tejkaloni, falë mbështetjeve të tranziteve të shpejtë të planetëve të tjerë, muaj pas muaji dhe ditë pas dite.

Nga Marsi deri në Korrik, Saturni do të bëjë një hyrje të parë të shpejtë në Ujor, ku do të sigurojë stabilitet, saktësi, forcë dhe aftësi për reagim. Dhe nga dhjetori vjen në një bazë të përhershme në Ujor, i ndjekur nga Jupiteri që do të kalojë në të njëjtën shenjë.

Ju do ta mbyllni vitin si fitues, të fortë dhe të forcuar nga ngjarjet e mëparshme dhe mbi të gjitha gati për të ecur përpara dhe për të fituar pozicione respekti, si në privat ashtu edhe në profesion.

DASHURIA 2020

Sinqeritet, me veten dhe me të tjerët: ky është mjeti ideal për të zbutur efektet potencialisht destabilizuese të tranzitit të tensionuar në Bricjap, të Plutonit, Jupiterit dhe Saturnit, i cili për pjesën më të madhe të vitit (jo të gjithë) do të vërë në provë aftësinë tuaj për të mbetur të vërtetë me zemrën tuaj. Sinqeritet po, por me diplomaci dhe aftësi për të ndërmjetësuar pa dëmtuar apo ngjallur pakënaqësi.

Një ekuilibër delikat, i vështirë për t’u gjetur dhe mbajtur, që do t’ju bëjë të dukeni si ata njerëzit që rrijnë në ekuilibër mbi një tel të hollë mbi humnerë! Mbani frymën pezull për pjesën më të madhe të vitit, me momente kur do të duket gjithçka e lodhshme, por edhe të tjerë, në të cilat besimi dhe optimizmi do të kthehen për ju.

Deri në fundin e lumtur, që ju pret në fund të vitit, në gjysmën e dytë të muajit dhjetor, kur Jupiteri dhe Saturni do të kalojnë përmes Ujorit, duke i dhënë fund pakënaqësive, akteve ekuilibruese që do të duhet të ndërmerrni.

Do të duhet të prisni një vit të gjatë, irritues, rraskapitës, por të paktën në fund do të merrni një shpërblim që nuk është aspak ngushëllues: nga ai moment, të gjitha peshoret do të “autorizohen” nga yjet për të marrë lumturinë në dashuri dhe në eros!

KARRIERA DHE PUNA 2020

Angazhimi juaj nuk do të dështojë kurrë, të paktën në qëllime. Sepse gjatë vitit 2020 ju mund të keni një pikë të dobët, e cila do të përfaqësohet nga ngjarje të papritura, situata të papritura, personale ose familjare, apo edhe të lidhura direkt me profesionin, nëse nuk jeni të kënaqur dhe dëshironi të ndryshoni rol.

Do të duhet të keni durim dhe besim në të ardhmen, me pak fjalë, gjithashtu sepse këto hipoteza varen nga tranzitet, pra nga probabilitetet, ngjarje të mundshme që mund të mos materializohen. Në çdo rast, ky 2020 do t’ju kërkojë pak më shumë kujdes në trajtimin e ndonjë problemi, si dhe shpresëe forcë nëse duhet të lindin situata realisht konfliktuale, apo që t’ju bëjnë të mendoni se pozicioni juaj nuk është i sigurt.

Ndërsa rruga është përpjetë, në fund të vitit do të gjeni rrugëdalje. Planetet në Bricjap tregojnë një situatë të rëndë, por nuk është e mundur të përcaktohet së pari nëse do të jetë në dashuri, familje apo punë dhe para.

Pra, jo të gjitha së bashku, por sido që të jetë problemin në dhjetor do ta zgjidhni. Por mos harroni se këto transite janë mundësi. Këto indikacione shërbejnë për të parandaluar dhe për kuptuar se si të veproni dhe reagoni.

Pra, gjithmonë reagoni dhe mendoni se fati është në duart tuaja: një puthje nga yjet tuaj dhe forca, sepse në dhjetor do të keni Jupiterin dhe Saturnin në Ujor!

PARATE 2020

Jupiteri në Bricjap parathotë se nuk është një periudhë optimale për para.

Pra edhe për këtë, çfarë viti barbar! Por, gjithashtu për këtë, dhe mbase mbi të gjitha për paratë, dijeni se Jupiteri në Ujor nga mesi i dhjetorit do t’ju ndihmojë të rikuperoheni me interesa, duke i hapur rrugën një faze vërtet bujare dhe me fat.

Ndërkohë, në këto muaj të gjatë përpiquni të mos e lejoni veten të provokoheni nga shumë tundime (por herë pas here bëni edhe ndonjë dhuratë, një përkëdhelje do të shërbejë gjatë këtyre këto tranziteve aq depresive …), përballojeni çdo të papritur me ironi dhe shtrëngoni rripin sa më shumë që të mundeni.

FATI 2020

Klimë e rëndë dhe pak hapësirë për rastte të mira. E vështirë të thuhet se ku nis thirrja e fatit dhe ku rastësia. E sigurtë është që, me Jupiterin kundër në Bricjap mund të jetë një vit jo shumë i mirë për fatin.

Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë, edhe sepse Krishtlindja juaj mund të thotë të kundërtën dhe sepse nga 19 dhjetori Jupiteri do të jetë në Ujor, duke nisur kështu një fazë super fatlume. Kështu që deri atëherë, ju duhet të bëni durim!

Nëse doni të provoni gjëra të reja apo sipërmarrje, provojeni nga 4 prilli deri në 28 qershor dhe mbi të gjitha nga mesi i dhjetorit e tutje: ditët speciale do të jenë: 25, 26, 27, 28, 29.

Numrat fatsjellës: 18, 20, 33, 88, 90. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button