““Po ti, a e ke dashur?”
“Oh, më shumë nga sa mendoja se mund të dashuroja në këtë jetë”.
“Të mungon?”
“Do të më mungojë përherë”.
“Por besoj se nuk do ta kërkosh më…?”
“Nuk do ta kërkoj më”.
“E pse?”
“Sepse këtë mund ta kishte bërë edhe ai. Sepse unë e kam kërkuar, kam shkuar pas tij, e kam pritur, e kam justifikuar, e kam urryer dhe në fund e kam falur që nuk diti të më mbante pranë vetes. Sepse dashuria është pikërisht kjo: ta mbash pranë personin tjetër. Mos ta lësh të shkojë. Në një pikë të caktuar, kuptova se sa më tepër shkoja në kërkim të tij, më tepër e humbisja veten time. Sa më shumë mundohesha të gjeja një zgjidhje për debatet mes ne të dyve, më shumë humbisja jetën time. Ndaj, i thashë vetes sime: “Mjaft”. Kam bërë gjithçka që mund të arrija të bëja dhe nëse nuk kam bërë çdo gjë, atëherë mund tëbënte edhe ai diçka. Dashuria është ta mbështesësh personin tjetër. Unë kam shkuar pas tij shumë herë, por nuk e kam parë ndonjëherë të ndalet dhe të më presë në ndonjë vend. Ndaj, mjaft””. – Martina Boselli
Dashuria është një ndjenjë që duhet mbajtur gjallë nga të dy në një çift. Nuk mund të mbahet një lidhje nga një person, pasi kuptohet që do të vijë një moment kur ky person do të lodhet dhe do të heqë dorë. Çdokush ka sy për të parë dhe tru për të kuptuar kur po ekzagjerohet diçka. Në momentin që ndjen shumëpër dikë, bën gjithçka për të, por mbrapsht nuk merr asgjë, sigurisht që lodhesh dhe vendos të heqësh dorë. Ndaj, nëse je në një lidhje dhe e do dikë, mendo për pak çaste edhe për veten tënde. Mendo jo vetëm për ta bërë atë përson të lumtur, por edhe se sa të lumtur të bën ai person. Dashuria nuk është egoiste, ama nuk ka as pse të jetë ndjenja që të detyrojë të humbasësh veten për të pasur pranë dikë tjetër.